Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, Altin Dumani ishte tejet nervoz në përgjigjet që dha për atë se çfarë ndodhi me Task Forcën e ngritur për hetimin e krimit zgjedhor, në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit.
Teksa u pyet nga ligjvënësi demokrat, Oerd Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve, teksa raportoi punën vjetore të institucionit të SPAK, mbi krimet zgjedhore dhe Task Forcën e ngritur mes institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Dumani tha se janë regjistruar disa kallëzime për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhjet e 11 majit, por pa dhënë përgjigjen e duhur se përse pati një blerje masive të votës në parlamentaret e 2025 dhe përfshirjen e krimit të organizuar për shit-blerjen e votës.
Dumani pranoi dështimin e hetimit të krimit zgjedhor dhe përfshirjen e bandave në këto zgjedhje për llogari të pushtetit, kreu i SPAK tha se institucioni që drejton ka vetëm 20 prokurorë, në pamundësi të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve për të ndjekur shit-blerjen e votës.
Bylykbashi: Duke qenë se s’kishte ndryshim, me inistim të gjatë dhe në vështirësi për komunikim të qartë me institucionit tuaj për këtë shqetësim të opozitës. Është forma më e rrezikshme e korrupsionit, shit blerja e votës pasi penetron në sistem. Për këtë shqetësim e prioritet të opozitës, ne sugjeruam Task Forcën, për efikasitetin e goditjes së krimeve zgjedhore, shit-blerjen e votës. Mbaruan edhe zgjedhjet e 2025, shit-blerja e votës ishte një nga faktorët kryesor të masakrës zgjedhore, task forca ishte fiasko e madhe në raport me shit blerjen e votës. Nëse ne do të jemi në gjendje ta kapim me presh në duar, një Zot e di ç’ndodh në atë moment…po flasim për përfshirjen e krimit të organizuar në terren ditën e zgjedhjeve. Deri në këtë moment asgjë s’ndodhi para zgjedhjeve, task forca ishte parandalim dhe ajo që kam problem të madh, pas dështimit të kësaj s’dimë ç’të bëjmë tjetër. Nëse task forca s’funksionoi, çfarë nuk funksionoi, dhe cilat instrumenta mund ta bëjnë efektive? S’dua përgjigje, që s’kishim prova...
Dumani: E krijuam task forcën për krimin zgjedhor në të gjithë qarqet,s’mund të them se dështoi, ka vend për përmirësim. Gjatë zgjedhjeve të fundit janë regjistruar dhjetëra kallëzime për krime zgjedhore, kemi marrë seriozisht kallëzimet. Kemi kryer verifikime në kohë reale dhe ka regjistruar procedime. 10 raste ka regjistruar SPAK, 6 nga juridiksioni i përgjithshëm. Kemi regjistruar 44 procedime penale nga ana e SPAK janë bërë veprimet hetimore për çdo kallëzim e referim. Më 2025 kemi marrë të pandehur një kryebashkiak për korrupsion aktiv, rast ku kemi parë një korrupsion masiv, kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër, kemi arrestuar disa personan vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime që po i ndjekim me prioritet. Ka vend pë rtë bërë më tepër. Kemi vetëm 20 prokurorë, s’jemi polici, tatime e dogana. Kemi detyrim kushtetues e ligjor për ushtrimin e detyrës. Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale, i kam dërguar në mes të natës prokurorët. Në momentin kur ju bëni denoncim e ne sa ndërtojmë një punë, kërkon riorganizim për ta hetuar çështjen. Shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota. Rasti e z. Gjoni, që bëri denoncim publik, kemi çuar prokurorë e BKH për të verifikuar pretendimet, rast në Shkodër, Korçë, ne 20 prokurorë jemi. Do doja të mos kishim asnjë rast korrupsioni aktiv e pasi në zgjedhje. Jam i shqetësuar si ju për blerjen e votës, së pari jam qytetar i vendit para se të jem prokuror. Kapacitete e mundësitë e SPAK këto janë.
© SYRI.net