Në seancën e fundit të Komisionit të Ligjeve, u debatua rreth mosdeklarimit të një vendimi penal në shtetin grek nga gjyqtarja Irena Gjoka. Pyetjes së deputetit Kellici për arsyen pse nuk kërkohet pezullimi i znj. Gjoka, i bazuar në faktin se vendimi është i verifikuar si dokument zyrtar autentik nga prokuroria, iu përgjigj një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme, Beluri, i cili u përpoq t'i shmangej pyetjes.
Beluri u përpoq të bëjë lojëra fjalësh kur deklaroi se formulari i dekriminalizimit lidhet vetëm me vendime të formës së prerë, duke shtuar se për këtë vendim po pritet konfirmimi nga autoritetet greke.
Kelliçi ndërhyri sërish, duke kërkuar nga Beluri sqarime, duke theksuar se formulari i dekriminalizimit nuk specifikon se deklarimi është i kufizuar vetëm për vendimet e formës së prerë për dënimet jashtë territorit të Shqipërisë.
Beluri, duke u përpjekur të shmangë pyetjen, u kap në gabim dhe pranoi se znj. Gjoka duhej të deklaronte vendimin në seksionin 3 të deklaratës, duke përfshirë çdo vendim ose hetim penal jashtë vendit.
Debati nxori zbuluar edhe mungesën e transparencës së deklarimeve të zyrtarëve dhe mund të ketë pasojë për trajtimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

© SYRI.net