Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

‘Narko-policia vijon aksionin’, Berisha: Kompania e bashkisë ‘Binbin’ për skuterat elektrik vazhdon punën...

13:07, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar aksionin e djeshëm për bllokimin e skuterëve elektrike në të gjithë Shqipërinë, i cili vijon edhe sot, se është një aksion ‘fake’ i narko-policisë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë një video ku dallohet makina e kompanisë së bashkisë për skuterat elektrikë, ‘Binbin’, e cila i ka ndërruar bateritë pajisjeve dhe i ka nxjerrë sërish në terren.

‘Kompania “binbin” e skuterave të bashkisë mbrëmë ka vazhduar punën duke i ndërruar bateritë dhe për t’i nxjerr në terren’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Parodia me patinat!

Dje dhe sot narko-policia vazhdon aksionin për të bllokuar patinat dhe motorrat elektrik qytetarëve që i përdorin për të kapur punën pasi trafiku i Tiranës është kthyer në tmerr, kompania “binbin” e skuterave të bashkisë mbrëmë ka vazhduar punën duke i ndërruar bateritë dhe për t’i nxjerr në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco