Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

'Qytetarit i është larguar shërbimi '/ Ndoja: Pushtetit ekzekutiv për të arritur qëllimet e veta i duhet një sistem gjyqësor në kolaps

13:06, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka mbajtur sot fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku ishte i pranishëm në raportim Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në një postim në rrjetet sociale, Ndoja u shpreh se nga prezantimi i KLGJ-së u krijua përshtypja se “nuk ishim përpara qeverisë së gjyqësorit”, siç e përcakton roli kushtetues i këtij institucioni.

“Pas tetë vitesh, arritje konsiderohet vetëm përfundimi i procesit të hartimit të një rregulloreje për mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave, ndërkohë që shumë gjykata, duke filluar nga Tirana, drejtohen ende nga zv.kryetarë,” – shkruan Ndoja.

Deputeti demokrat vuri në dukje se proceset gjyqësore janë shkurtuar minimalisht ,“vetëm me 16 ditë më pak”, çka tregon, sipas tij, mungesën e progresit real të reformës në drejtësi.

Sipas Ndojës, harta e re gjyqësore nuk ka sjellë afrim të shërbimit ndaj qytetarit, por është një “zgjidhje e detyruar” për shkak të numrit të ulët të magjistratëve në sistem. Ai shtoi se krahasuar me përbërjen e mëparshme të KLD-së, pavarësia e pushtetit gjyqësor është dobësuar.

“Reforma në Drejtësi duhej bërë në përmbajtje, por nuk ka sjellë rendiment në praktikë për t’i shërbyer qytetarëve. Përkundrazi, ka shtuar afatet e shqyrtimit të çështjeve dhe ka larguar shërbimin nga qytetari,” – theksoi Ndoja.

Më tej, deputeti akuzoi pushtetin ekzekutiv se qëllimi fillestar i reformës ishte “largimi i disa individëve dhe vendosja nën kontroll e kundërshtarëve politikë”, duke përfunduar se “për të arritur qëllimet e veta, qeverisë i duhet një sistem gjyqësor në kolaps”.

Postimi i plotë:

Sot në Komisionin për Çeshtjet Ligkore dhe Administratën Publike patëm ne raportim Këshillin e Lartë Gjyqësor. Realisht sot nga ky prezantim kam krijuar bindjen se nuk ishim përpara Qeverisë së Gjyqësorit, rol kushtetues që ka ky institucion.

Pas tetë vitesh konsiderohet arritje përfundimi i procesit të hartimit të një Rregulloreje për mënyrën e zgjedhjes së Kryetarëve të gjykatave, ku duke filkuar nga Tirana e me radhë këto Gjykata drejtohen nga Zv. kryetarë. Nga viti i mëparshëm rezulton se proceset nga disa vite që kërkonin më parë, janë shkurtuar vetëm me 16 ditë më pak, pra x vite minus 6 ditë, pas tete vitesh nga miratimi i reformës në Drejtësi.

Harta e re gjyqësore u pranua se është zgjidhje e kushtëzuar nga numri i vogël i magjistratëve të mbetur ne sistem, por jo ofrim i shërbimit gjyqësor më afër, dhe jo një zgjidhje në kuptimin thelbësor. Nga krahasimi i legjislacionit të mëparshëm per përbërjen e KLD-së dhe sot per KLGj-në, rezultin se ka rënie të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por pyetja ime mendoj se nuk u kuptua dhe përgjigjia më la pa fjalë.

Reforma në Drejtësi duhej bërë në përmbajtje, por nuk ka sjellë rendiment ne praktikë për ti shërbyer qytetarëve, pasi i ka shtuar afatet e shqyrtimit të çeshtjeve, dhe ia ka larguar shërbimin qytetarit. Kjo gjë ka ndodhur për shkak se qëllimi primar ishte largimi i disa individëve, vendosja nën kontroll i kundërshtarëve politikë, por jo ofrimi i sherbimit tek qytetari me cilësi më të lartë dhe më shpejt në kohë. Pushtetit ekzekutiv për të arritur qëllimet e veta i duhet nje sistem gjyqësor në Kolaps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco