Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

Hoti i kërkon shpjegime Metanit: A ka patur presione politike, ndërhyrje apo tentativa për të ndikuar në vendimmarrjen tuaj?

12:51, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti ka zhvilluar dje një debat gjatë raportimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani. Ajo i ka kërkuar atij shpjegime për shkeljen e afateve të trajtimit të ankesave të qytetarëve për gjykatat dhe gjyqtarët.

“A ka patur presione politike, ndërhyrje apo tentativa për të ndikuar në vendimmarrjen tuaj”?, tha deputetja e PD gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve duke kërkuar shpjegime nga kreu i ILD.

Hoti: Raportimi i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për vitin 2024 Zoti Inspektor, para një viti gjatë raportimit tuaj në këtë komision, ju drejtova pyetjen nëse ILD ka respektuar afatet ligjore për trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Në atë kohë, ju vetë e pranuat se ka pasur shkelje të këtyre afateve, duke theksuar se ligji ka parashikuar afate, dhe ato janë shkelur. Duke pasur parasysh se mosrespektimi i afateve nga ILD krijon precedent negativ për gjykatat dhe dobëson besimin e qytetarëve te drejtësia.

Ju thatë kemi marrë masa.

Cilat masa konkrete keni ndërmarrë për përmirësimin e kësaj situate?

Çfarë garancie u jepni sot qytetarëve se ankesa e tyre nuk do të kalojë muaj pa u shqyrtuar?

A ka patur presione politike, ndërhyrje apo tentativa për të ndikuar në vendimmarrjen tuaj?

Kujtojmë rastin kur ministri i drejtësisë, sot kryetari i komisionit të ligjeve, z.Ulsi Manja, kërkoj ILD të niste procedim disiplinor ndaj prokurores Elsa Gjeli për mosfillimin e hetimeve për ndërtime pa leje në Theth, pas akuzave të forta nga Kryeministri. ILD refuzoi të nisë procedim. Me argumentin se nuk kishte elementë juridikë apo faktikë për hetim. A e konsideroni këtë kërkesë si të motivuar politikisht dhe si përpjekje për të ushtruar presion ndaj një prokuroreje për llogari të ekzekutivit?

Qëndrimi i ILD për të mos hetuar ka qenë qenë një akt i pavarur profesional, apo një përpjekje për të shmangur përballjen me ndërhyrjet politike në drejtësi?

Si e vlerësoni kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për hetim disiplinor ndaj prokurores Elsa Gjeli, menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit?

A ishte kjo një ushtrim normal i kompetencave institucionale, apo një formë presioni politik ndaj një prokuroreje në detyrë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco