Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

'Policia më përplasi për tokë, më doli kocka e këmbës vendit' – Minatori i Spaçit: Kërkuam vetëm të drejtat tona!

12:35, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e punëtorëve të minierës së bakrit në Spaç ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi minatorët akuzojnë policinë për dhunë fizike dhe ndalime të paligjshme gjatë përplasjes së djeshme me forcat e rendit.

Image

Të hënën, minatorët kishin bllokuar hyrjen e kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, duke bojkotuar punën për të pestën ditë radhazi në shenjë proteste ndaj kushteve të punës dhe mosnjohjes së sindikatës së tyre të re.

LEXO EDHE: Protesta në Spaç përshkallëzohet, dy minatorë shoqërohen në polici

Sot, përmes deklaratave për Syri Tv, disa prej tyre treguan detaje tronditëse për dhunën e ushtruar gjatë ndërhyrjes policore.

Dëshmitë e minatorëve të dhunuar

Njëri prej punëtorëve të plagosur dëshmon:

“Na kanë torturuar pafund, në çdo mënyrë. Na kanë futur policinë, na kanë çuar në gjykatë dhe na kanë thënë se jemi në ndjekje penale. Na kanë mbajtur brenda për 7 orë, deri në orën 22:00 të darkës. Na morën djemtë me dhunë dhe na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona.”

Një tjetër minator tregon se ka pësuar dëmtime fizike nga përplasjet:

“Më kanë përplasur për tokë dhe më ka dalë kocka vendit. Policia më rrëzoi, rashë pa ndjenja. Jam dëmtuar nga njëra anë, mezi jam çuar. Familja është alarmuar, sepse kam qenë keq pas goditjeve.”

FOTO: 

LEXO EDHE: Protestë në minierën e Balrit në Spaç, rreth 70 minatorë ngrihen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

Minatorët kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë rastin dhe që shteti të ndërhyjë për t’u garantuar të drejtën për sindikatë dhe kontratë kolektive.

“Kemi shkuar në gjykatë e në prokurori, por nuk presim më asgjë nga shteti. Ishalla po na sheh Zoti. Ju ruajt Zoti çuna,” – përfundon një nga punëtorët.

Çfarë dihet deri më tani: 

Punonjësit e minierës së Spaçit kërkojnë njohjen ligjore të sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të siguronte paga të drejta, kushte më të mira pune dhe mbrojtje nga abuzimet.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Minatorët në SPAÇ dalin në protestë: Po rrezikojmë jetën çdo ditë. Na plotësoni kërkesat!

Ata e akuzojnë kompaninë turke “Tete Albania” për shpërfillje të kërkesave të punëtorëve dhe për presione ndaj minatorëve që i bashkohen protestës.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi akuzat për dhunë dhe ndalimet e minatorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco