Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

'Mund ta merrnin me vinç si morën Noriegën.' Nesho debat me Balën: Gjykata e Kalifornisë urdhëroi t'i kontrollohet e-maili Ramës

22:06, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike i kërkon Kuvendit ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin ‘McGonigal’. Komisioni Hetimor kërkohet të ketë për object verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal

Në studion e emisionit ‘Çim Peka live’ në Syri Tv, pati debat mes diplomatit Agim Nesho dhe gazetarit Anri Bala.

Ky i fundit thotë se nuk duhet të pritet nga Amerika për të pasur një ndryshim rrënjësor për qeverinë, e cila nga dosjet e SPAK është e vërtetuar ka korrupsion.

Diplomati Nesho zbulon se kur SHBA do të hapë hetim ndaj Ramës.

Anri Bala: "Nuk duhet të rrimë me sytë nga qielli. Një qeveri që vërtet ka korrupsion , se e ka të faktuar minimalisht nga këto dosjet e SPAK. Nëse mund të ketë ndryshim rrënjësor, nuk kemi pse të presim Amerikën.

Agim Nesho: E vetmja gjë që e pengon çështjen Rama për tu hapur nga amerikanët, se dhe mund ta merrnin me vinç si e morën Noriegën, ata kanë marrë vendim ekzekutiv që kryetari i qeverisë dhe presidenti i republikës gjatë kohës së detyrës nuk mirren gjatë kohës së detyrës nuk mirren në cështje penale, por me mbarimin e mandatit hapet çështja penale.

Anri Bala: Pse u dënua McGonigal
Agim Nesho: Për korrupsion
Anri Bala: Nga Kush?
Agim Nesho: Nga Edi Rama.
Anri Bala:  Vetëm informacionin ka marrë nga Edi Rama. Nuk thotë që ka marrë lekë
Agim Nesho: Ai ka marrë porosi dhe nga kabineti! Kush ti bën falas. Amerikanët ti bëjnë falas...? 

Agim Nesho: Nuk mund të dalë emri i kryeministrit 14 herë në 16 faqe vendim. Gjykata e Lartë e Kalifornisë thotë ti kontrollohet e-maili kryeministrit shqiptar. Skandal! Duhet të kishte ikur. Ti duhet të ishe i pari që të thotë turp duhet të ikësh

Anri Bala: Nuk ikën mos ki merak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco