Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit që lidhen me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, duke theksuar dyshimet për lidhje të forta me narkotrafikun ndërkombëtar.
‘Gjithë këto përpjekje të Ramës, duke bërë batuta, siç bëri gjoja për Trump, unë kam dyshimet e mia, se Rama mund të veprojë si Gruevski (ish-kryeministrit i Maqedonisë Nikolla Gruevski i arratisur, shën. red.) sepse laku po i rrethohet,’ u shpreh Çollaku.
Sipas tij, tre figura kyçe janë larguar nga grupi i sigurisë dhe bashkëpunimit të afërt të Ramës: Endri Fuga, që sipas të dhënave ndodhet në Malajzi, Engjëll Agaçi dhe Vali Bizhga.
'Kemi tre largime nga grupi i sigurisë së bashkëpunimit të Ramës, që nga Fuga që iku, sipas të dhënave është në Malajzi, Engjëll Agaçi dhe Vali Bizhga.'
‘Vetëm tre dosje po t’i marrim, ‘Çopja’, ‘Toyota’, ‘Shqiponja e zezë’, janë 10 miliardë euro,’ tha gazetari, duke theksuar përmasat e mëdha financiare të aferave që përmenden në drejtim të qeverisë shqiptare.
Çollaku shtoi se çështja e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun është bërë temë debati në Kongresin dhe Senatin Amerikan, ku Shqipëria po përmendet mes vendeve me rrezik të lartë kriminal.
'Në Amerikën latine është fokusi dhe është bërë debat në Kongres dhe në Senatin Amerikan, për qeverinë narko të Shqipërisë dhe ky po konkurron tani për ti marrë vendin e parë Maduros dhe Noriegës. Ministrja e Meksikës ngriti shqetësimin. Edhe ai që ka vendin e parë në listën e barkos ndihet i rrezikuar nga kartelet shqiptare.' deklaroi gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.
© SYRI.net