I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qene analisti nga Kosova, Nexhmedin Spahiu.
Ai në bisedë me moderatorin Bled Marku ka komentuar situatën në Kosovë ditën e zgjedhjeve lokale dhe situatën pas krizës së madhe politike që solli bllokimi të i parlamentit nga opozita për një kohë shumë të gjatë.
Nexhmedin Spahiu: Këto zgjedhje, janë një test për të dyja palët. Ku do të shohim se në këtë lojën politike të zhvilluar, e cila kryesisht deri me tani që nga zgjedhjet kombëtare të zhvilluara të shkurtit e deri me tani, lojë politike e cila u bë kryesisht në dëm të Kosovë, sepse ka lënë Kosovën pa institucione, Mos konstituimi i parlamentit ka shkaktuar edhe probleme të tjera. P.sh kanë mbetur shumë borde pa anëtarë. Siç është komisioni i pavarur për mediat. Bordi i radio televizionit publik, e shumë organe të tjera. Pastaj në zgrip është edhe Gjykata Kushtetuese e cila është me 7 anëtarë nga 9 dhe poqese do të mbetej edhe pa një anëtar do të bëhej jofunksianle. Të gjitha këto institucione janë të varura nga parlamenti i Kosovës. Dhe kjo loja që është bërë politike ka qenë një lojë në dëm të interesave kombëtare. Mirëpo tani do të shihen se kush ka perfituar nga kjo lojë dhe kush jo.
Tani do të shihen më në fund edhe ata të cilët kanë humbur. Edhe fituesit do ta shohin veten dhe besoj që tani do të bëhet qeveria në një mënyrë ose në një tjetër, varësisht se....
Ky rezultati i zgjedhjeve lokale do të japë, të kuptoje se çfarë duhet të bëjë Kurti. Nëse ai e sheh veten që është forcuar atëherë do të imponojë zgjedhje të reja në mënyrë që ta formojë qeverinë i vetëm, ose nëse e sheh që është dobësuar do të detyrohet të bëjë ndonjë koalicion i cili për të nuk është i thjeshtë....
© SYRI.net