Konferenca e Kryetarëve/ Mazhoranca shkel rregulloren, PD kërkon katër orë debat: Të respektohet e drejta e fjalës

Konferenca e Kryetarëve/ Mazhoranca shkel rregulloren, PD kërkon katër orë debat: Të respektohet e drejta e fjalës

09:56, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Konferencën e Kryetarëve është shqyrtuar sot kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit në Kuvend lidhur me raportimet e institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që për secilin raport të zhvillohet një debat prej 4 orësh, duke u mbështetur në pikën 3 të nenit 48 të Rregullores së Kuvendit, e cila përcakton se në çdo rast nuk mund të jepet më pak se 10 minuta për një grup parlamentar, pavarësisht numrit të deputetëve që ai ka.

Në kundërpërgjigje, mazhoranca ka propozuar një kohëzgjatje prej vetëm 120 minutash për çdo raport, por kjo, sipas opozitës, cenon të drejtat e grupeve të vogla parlamentare, të cilave u mbeten vetëm rreth 6 minuta kohë për diskutim, në kundërshtim të hapur me rregulloren.

Diskutimet pritet të vijojnë, ndërsa PD kërkon që debati për raportet të respektojë parimet e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha grupeve parlamentare, si dhe transparencën ndaj publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco