Vjedhja e fondeve të IPARD përmes AZHBR-së/ Vasili: Rama e ktheu në institucion hajdutësh dhe të korruptuar!

Vjedhja e fondeve të IPARD përmes AZHBR-së/ Vasili: Rama e ktheu në institucion hajdutësh dhe të korruptuar!

09:47, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish ligjvënësi i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka rikthyer një video të kryeministrit Edi Rama të shumë viteve me parë për AZHBR-në, i cili asokohe mbronte me zell ngritjen e këtij institucioni ‘hajdut’.

Përmes një reagimi në platformën sociale në Facebook, Vasili shkruan se Rama pasi e rrëmbeu AZHBR-në, e ktheu atë në një institucion hajdut dhe të korruptuar.

‘AZHBR e Ramës vodhi edhe dhjetëra milionë euro të IPARD tëBashkimit Europian që ishin për fermerët e varfër shqiptare’, shkruan Vasili.

Statusi

Ky Rama pasi e rrembeu AZHBR ne duart e tij, e ktheu ne nje institucion superhajdut dhe te korruptuar.

AZHBR e Rames vodhi edhe dhjetra milion euro te IPARD te Bashkimit Europian qe ishin per fermeret e varfer shqiptare.

Shiheni se çfare fliste dikur ky Rama mashtrues i paparë, kur donte te fuste ne kthetra AZHBR- ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco