Ekskluzive/ Gazetari Trocchia për Syri Tv - Anetari i Ndraghetas më tha: Mafia Shqiptare, 'do të jenë zotër të Europës'

17:45, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Një fuqi kriminale në Europë” kështu e përshkruan gazetari i njohur investigativ, Nello Trochia mafian shqiptare gjatw njw interviste ekskluzive pwr gazetaren e Syri Tv, Alba Kepi.
Trocchia i cili është autori i librit ‘La mafia albanese da Roma alla conquista del Mondo’ nënvizon se mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as ’Ndranghetës, organizata mafioze më e madhe dhe më e fuqishme ndërkombëtare. Ajo dallon për strukturën e saj me qeliza, që mund të menaxhojnë territore dhe të shpërbëhen shpejt, duke e bërë të pakapshme dhe të shpërndarë në të gjithë Europën.

Intervista u transmetua sot, 25 shtator, në emisionin “Task Force’ me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv

Alba Kepi, Syri TV:  – Një libër mbi mafian shqiptare. Pse?

Nello Trocchia për Syri TV: Mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as vetë ’Ndranghetës’, e cila është organizata mafioze më e madhe dhe më e fuqishme ndërkombëtare, sidomos në nivel europian. Për mafian shqiptare kishte nevojë të rrëfehej për shkak të karakteristikave, të veçantisë, të elementeve dalluese, duke filluar nga ndërtimi dhe struktura e saj, që nuk është piramidale por me qeliza, dhe kujton një përvojë italiane barbare dhe të tmerrshme: Brigate Rosse, pra një formë terrorizmi mafioz e pushtetit kriminal, që ngjan me atë të brigadistëve. Pse? Sepse janë të përbërë me qeliza. Ka një strukturim në territore me 30, 40, 50 anëtarë, të cilët kanë një aftësi shpërbërjeje, pra të zhdukjes së menjëhershme dhe të shpejtë.

Këtë fakt e kam vërtetuar edhe nëpërmjet punës së kryer nga drejtësia mbi mafiet tradicionale. Një ish-boss i “mafias foggiane” më ka treguar se në vitet 2000, kur kanë pasur rastin të hyjnë në kontakt me pjesë të krimit shqiptar, kanë parë se në momentin kur lindnin mosmarrëveshje, ata kishin aftësinë të zhdukeshin në mënyrë të menjëhershme. Kjo i bën të pakapshëm, i bën të aftë të shpërndahen në territorin europian e jo vetëm, dhe tashmë, një tjetër element që më ka shtyrë të merrem me mafian shqiptare, është kontrolli i porteve, të cilat janë qendrore në rrugët e narkotrafikut. Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, i cili në një intervistë tregon që ka kaluar vite në Kalabri dhe ka studiuar ’Ndranghetën, më thotë qartë se sot mafia shqiptare arrin të bashkëpunojë në mënyrë të barabartë me Ndranghetën. Një bashkëpunëtor i drejtësisë nga një prej familjeve më të fuqishme të Ndranghetës, familjes Mancusi, më tregon qetësisht: “Do të jenë zotër të Europës”.

Intervista e plotë:   ">Nello Trochia intervistë eksluzive për Syri Tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco