Debate të shumta janë ndezur në rrjetet sociale pas publikimit të një liste me 19 këshilltarë që i shërbejnë ish-Kryetares së Kuvendit dhe aktualisht e dekretuar si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Ylli Dylgjeri shkruan në Facebook se, përveç këshilltarëve, kabineti i ministres pritet të shoqërohet edhe nga një grup prej rreth 10-12 personash të tjerë, përfshirë shoferë dhe punonjës sigurie, duke e bërë numrin e stafit të drejtpërdrejtë mjaft të lartë.
Reagimi i Ylli Dylgjerit:
Ja lista e këshilltareve të ish Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali sot Ministre e Jashtme.
19-të nëpunës!!! Shtoi këtyre edhe tufën prej rreth 10-12 vetësh të bodyguardëve, shoferëve etj...!
Një maskarallëk, më shumë se turp dhe vjedhje. Që nga Knuti e deri te m...ti!
Dhe për më tepër, me tërë këtë ushtri këshillonjësish dhe ekspertësh, i thotë Donkishotit shqiptar! Po Sanço mos është kosovar?
Ti je më shumë se një personazh grotesk o Elisë! Ti je një iç që rron me taksat tona të shpërdoruara.
Ndaj nuk ndryshon gjë në këtë vend të vjedhur.
© SYRI.net