Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ndaj projekt-ligjit të ri për “Barazinë Gjinore”, i cili parashikon njohjen e më shumë se dy gjinive në Shqipëri.
Në një intervistë për News24, Shehu u shpreh se ky propozim synon të degradojë shoqërinë dhe të shkatërrojë familjen tradicionale.
Ai theksoi se jeta ekziston vetëm përmes burrit dhe gruas dhe çdo ndryshim në këtë rregull vihet në rrezik shoqëror.
Tritan Shehu:
Grupet LGBT duan të degradojnë shoqërinë.
Po përpiqen të shkatërrojnë familjen.
Dy gjinitë, mashkulli dhe femra përbëjnë jetën.
Shoqëria ekziston kur ekziston vetëm burri dhe gruaja.
Nëse do pranojmë më shumë se dy gjini, atëherë vihet në rrezik mbarë shoqëria.
© SYRI.net