Erion Braçe nuk ka mundur të përtypë faktin se Edi Rama e ka lënë jashtë drejtimit të komisioneve parlamentare dhe sot ka shpërthyer kundër mënyrës se si kryeministri ka ndarë karriget e ketyre posteve. Dikur i përdorur si “opozitar i brendshëm” në shërbim të Ramës, Braçe sot doli hapur duke e quajtur listën e re të komisioneve “të personalizuar dhe klienteliste”, por duke u justifikuar se nuk kishte kërkuar asnjë post për veten.
I vetëshpallur “mbrojtës” i parimeve, por në thelb i përdorur për vite si vegël e kryeministrit, Braçe u përpoq ta shiste si hall të madh mungesën e një komisioni për dezinformimin, i cili sipas tij ishte “strategjia më e mirë që ka pasur Kuvendi”.
“U thirra unë se unë dija ta bëja, unë punova, por askush nuk e lexoi e nuk e vlerësoi”, u ankua Braçe, duke dhënë përshtypjen e një nxënësi të lënë pa notë.
Braçe duket se nuk po e përtyp dot shpërfilljen e Ramës, i cili e ka nxjerrë jashtë loje si një kartë të konsumuar, që pasi ka shërbyer me zell për presion e spektakël publik në të shkuarën sa herë i është dashur kryeministrit, tani endet i vetmuar, i lënë në hije dhe i hedhur tej nga vetë Rama. Komisionet u ndanë, karriget u mbushën, por Braçe mbeti pa vend, si një figurë që i ka kaluar afati i përdorimit.
© SYRI.net