Partia Demokratika denoncoi me dokumenta shkeljet ligjore të kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi i cili i ka dhënë tenderin 82.9 mln lekë për ndërtimin e një rrugë, kurshëririt të tij. Zëdhënësja e departamentit të Antikorrupsionit Genta Vangjeli, tha se përvec skenarit të klientelizimit familjar, skandali thellohet edhe më tej, kur Byberi, shpërfill edhe vendimin e Komsionit të Prokurimit Publik, i cili urdhëroi rishikimin e procedurës tenderuese
SYRI TV
Zëdhënësja e Departamentit Anti-korrupsion në PD, Genta Vangji denoncoi shkeljet ligjore të Tropojës Rexh byberi dhe atë që e cilëson si skenari i klientelizimit familjar. Vangjeli publikoi dokomunett që faltojnë sesi byberi i ka dhënë tenderin 82.9 mln lekë për ndërtimin e një rrugë, kurshëririt të tij, në në kundërshtim me vendimin e Komisionit të prokurimit publik
Tenderi në fjalë, me objekt ndërtimin e rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje dhe fond limit 82.9 milionë lekë, u karakterizua nga mungesa e konkurrencës së ndershme. Nga 11 ofertues, 6 u skualifikuan pa arsye të qarta, duke favorizuar kompaninë “Vllaznimi” shpk, e lidhur familjarisht me kryetarin e Bashkisë. Oferta më e lirë, që do t’i kursente Bashkisë 17 milionë lekë, u hodh poshtë dhe pavarësisht vendimit detyrues të Komisionit të Prokurimit Publik për rivlerësim, Bashkia e skualifikoi sërish, duke tejkaluar kompetencat ligjore dhe injoruar autoritetin e KPP-së. Edhe këtë herë, Bashkia ka shpallur fituese një kompani në pronësi të kushëririt të kryetarit Byberi, duke përsëritur skenarin e klientelizmit familjar.
Skandali thellohet edhe më tej, kur operatori i skualifikuar, që paraqiti ofertën më të ulët, e cila do t’i kursente Bashkisë 17 milionë lekë, dorëzoi ankesë pranë Komisionit të Prokurirmeve publike i cili uirdhëron rivlersim të procedurës tenderuese, vendim që shpërfillet totalisht nga kryebashkiaku i Tropojës.
Me vendimin e datës 3 shtator (2025), KPP konstatoi se arsyet e skualifikimit nuk qëndrojnë dhe urdhëroi rivlerësimin e procedurës. Pavarësisht këtij vendimi detyrues, Bashkia Tropojë ka lënë përsëri të skualifikuar për here të dytë ofertuesin në fjalë, duke shtuar arsye skualifikimi në tejkalim të kompetencave që parashikon ligji e injoruar hapur autoritetin e KPP-së. Ky mosrespektim i vendimit të KPP-së, sipas nenit 119, pika d e Ligjit për Prokurimet Publike, e bën kontratën të pavlefshme.
Partia Demokratike kërkon menjëherë disiplinimin e Autoritetit Kontraktor në zbatimin e ligjit dhe i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë dhe të penalizojnë shkelësit e ligjit.
© SYRI.net