Në një kohë që zona e Astirit me rreth 80 mijë banorë dhe zona Kodrës e Diellit me 120 mijë banorë nuk kanë asnjë institucion arsimor publik, prindërit kanë kosto ekstra për shkollimin fëmijëve.
Për ata që kanë fëmijë në çerdhe ose kopsht pjesa më e madhe janë të detyruar ti drejtohen privatit, teksa për ata që kanë fëmijë në shkollë e që nuk kanë mundësi për në privat, zgjedhin institucionet shtetërore.
Shumë prej tyre fëmijët i çojnë në shkollat e Laprakës, Zogut të zi ose në shkollat e zonës së ish Bllokut dhe detyrohen të paguajnë transport privat.
Prindërit më kanë informuar se paguajnë çdo muaj tarifa nga 60 mijë lekë të vjetra në muaj deri në 80 mijë lekë në muaj për transportin e një fëmije.
Ky aktivitet është i gjithi i paformalizuar, askush nuk mban përgjegjësi nëse fëmijët hipin në mjete të pakolauduara, ndoshta dhe pa letra dhe me drejtues mjetesh që mund të kenë probleme me ligjin.
Ky informalitet tronditës ndodh në zemër të Tiranës, në sy të të gjithëve dhe asnjë institucion nuk vihet në lëvizje.
© SYRI.net