Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Rama e emëroi ministër kreun e bashkisë/ Caktohet kryetari i komanduar i Cërrikut

Rama e emëroi ministër kreun e bashkisë/ Caktohet kryetari i komanduar i Cërrikut

14:29, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh ditën e sotme (17 Shtator) ku u miratua ndërprerja e parakohshme e mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla.

Ky vendim vjen pas emërimit të Andis Sallës në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në qeverinë “Rama 4”, lajm i cili u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së më 11 Shtator.

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli vendosi të komandojë në krye të institucionit Florenc Doko.

Ky i fundit ka mbajtur më parë poste si në bashki, ashtu edhe në institucione të tjera publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco