Gazetarja Esiona Konomi ka bërë me dije se një ditë më parë është shkarkuar i gjithë kabineti i ish-kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, staf që do të zëvendësohet me kabinetin e kryetarit të ri të Kuvendit z.Niko Peleshi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetarja na tregoi se sa u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë kabineti i qokave të Spiropalit.
Konomi ka publikuar listën e stafit të Spiropalit ku mes tyre është dhe djali i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, Edon Beci në pozicionin si këshilltar dhe që u kushton taksapaguesve shqiptarë 1800 euro në muaj.
Me nota ironie, gazetarja thekson se në listë mund të gjendet dhe ndonjë parkuiere apo grimiere.
“Dje një mik, me një lloj alarmimi, më kontaktoi për të më informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar në bllok të gjitha kabinetin e kryetares së shkuar, Elisa Spiropali.
“Është normale,- i thashë. Stafi politik ikën së bashku me titullarin”.
“Po e bën me urgjencë,”-tha.
Nisur nga kjo, është rasti të tregojmë se si kabinetet mbushen në një pjesë të mirë të pozicioneve, me individë për “qokë” që nuk kryejnë funksione reale.
Për një panoramë më të qartë, Kabineti i plotë i Elisa Spiropalit ishte ky:
Po marr me radhë, ata pak për të cilët di diçka:
• Ajo që mban pozicionin e zëdhënëses, nuk ka mbajtur kurrë një komunikim me gazetarët, zero. Puna e saj e vetme ka qenë të bëjë reels të bukur për rrjetet sociale të znj. Spiropali.
• Unë nuk e di se për çfarë i meriton ish-eurodeputeti Knut Frankestein 1600 euro në muaj nga taksat tona.
• Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci na kushton 1800 euro në muaj.
• Nuk kam asnjë shpjegim logjik se çfarë ekspertize të dobishme i ka dhënë znj. Spiropali, ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi. Edhe atë e kemi paguar 1800 euro në muaj.
• Mbase mes emrave është edhe ndonjë parukierje/grimiere.
Evis Fico Shefe Kabineti
Zhaklina Gjolla Zëdhënëse
Boralda Lalollari Këshilltar
Glen Mebelli Këshilltar
Knut Frankestein Këshilltar
Kosta Barjaba Këshilltar
Ejona Isufaj Këshilltar
Edon Beci Këshilltar
Enilda Miftari Këshilltar i jashtëm
Liridona Limani Këshilltar i jashtëm
Erisjan Bregu Sekretar
Danja Peza Sekretar
Miranda Lila Ekspert
Lidiana Dushku Ekspert
Sadi Vorpsi Ekspert
Megi Zonja Ekspert i jashtëm
Lorenc Vangjeli Ekspert i jashtëm
2 pozicione ekspert vakant
Informacioni u grumbullua përmes një shkresë zyrtare drejtuar Kuvendit në muajin gusht. Përgjigjia erdhi vetëm sot, pas ankesës tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
Aktualisht ky kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me kabinetin e kryetarit të ri të Kuvendit, z.Niko Peleshi”, më tha sot Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të një kërkese për informacion”, shkruan gazetarja Esjona Konomi.
© SYRI.net