Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

SYRI TV/ Debate në seancë plenare për rregulloren, Berisha: Po mashtroni publikun, bandë me rregullat e mafias

17:26, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mazhoranca miratoi me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ndërsa opozita bojkotoi votimin, duke e cilësuar atë si një shkelje të Kushtetutës. Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe deputetët e Partisë Demokratike deklaruan se mazhoranca po shkelmon Kushtetutën, duke anashkaluar çdo procedurë parlamentare dhe duke bërë ndryshime të njëanshme në Rregullore.

Partia Socialiste ka miratuar me urgjencë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare, sipas urdhrave të dhëna nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Opozita bojkotoi procesin e votimit, duke e cilësuar miratimin e ndryshimeve si të njëanshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Në nisje të seancës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi socialistët se po shkelmojnë Kushtetutën, duke mos respektuar afatin prej një jave që parashikohet para miratimit të ndryshimeve me procedurë të përshpejtuar.

Për të justifikuar shkeljen e të gjitha procedurave të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu referua një precedenti të mëparshëm, të ndodhur në vitin 2017. Por lideri i opozitës i kujtoi se në atë vit opozita dhe mazhoranca arritën konsensus, ndërsa në këtë rast, sipas tij, socialistët po sillen si një bandë kriminale që njeh vetëm rregullat e mafies dhe jo Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Deputetët e opozitës u përfshinë në replika me deputetët socialistë, duke i akuzuar ata se janë kthyer në noterë të qeverisë, që zbatojnë verbërisht urdhrat e kryeministrit, edhe kur këto urdhra shkelin në mënyrë flagrante Rregulloren dhe Kushtetutën.

Me miratimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit dhe strukturën e 11 komisioneve të reja parlamentare, i hapet rruga mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila do të përcaktojë seancën plenare të së martës për betimin e qeverisë së re. Me ngut, mazhoranca do të zhvillojë të enjten seancën ku Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës, në mënyrë që të premten kryeministri dhe kabineti “Rama 4” të bëjnë betimin para Presidentit të Republikës dhe të nisin menjëherë punën në godinën ku do të qeverisin për katër vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco