Charles McGonigal i fshehu FBI-së takimet e tij me Edi Ramën dhe udhëtimin në Kosovë

Charles McGonigal i fshehu FBI-së takimet e tij me Edi Ramën dhe udhëtimin në Kosovë

19:47, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti i Drejtësisë së SHBA ka publikuar dosjen ndaj ish-drejtuesit të FBI-së së Nju Jorkut Charles McGonigal i dënuar për skandalin korruptiv të tij me Edi Ramën dhe se ke ndihmuar një biznesmen rus.

Akuzat e ngritura ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së në janar 2023, janë për shkelje të rënda të raportimeve mbi udhëtimet jashtë vendit. Dokumentet zyrtare zbulojnë detaje të pabesueshme mbi mosdeklarimin e takimeve me politikanë të lartë shqiptarë dhe kosovarë.

Sipas aktakuzës, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri në shtator 2017, McGonigal ‘nuk deklaroi shokun e udhëtimit apo kush do të paguante për akomodimin dhe shpenzimet, kontaktet e parashikuara të huaja, apo që do të udhëtonte gjithashtu në Kosovë’.

Raportohet se shkeljet e raportimit nga ish-agjenti i FBI-së, McGonigal, janë përfshirë në aktakuzën e marrë nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Uashington në janar 2023. Sipas dokumenteve zyrtare, McGonigal nuk ka deklaruar disa informacione të rëndësishme rreth udhëtimeve të tij jashtë vendit.

Në lidhje me udhëtimin e tij ‘jozyrtar’ në Shqipëri në shtator 2017, aktakuza thekson se ai ‘nuk deklaroi shokun e udhëtimit apo kush do të paguante për akomodimin dhe shpenzimet, kontaktet e parashikuara të huaja, apo që do të udhëtonte gjithashtu në Kosovë’.

Pas kthimit, McGonigal dorëzoi një formular raportimi mbi udhëtimet jashtë vendit, ‘ku nuk deklaroi se ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë apo me një politikan kosovar, dhe mohoi në mënyrë të rreme se kishte zbuluar faktin që ishte punonjës i FBI-së një shtetasi të huaj jashtë detyrës zyrtare’.

Sa i përket udhëtimit të nëntorit 2017, aktakuza raporton se McGonigal ‘raportoi një udhëtim të ardhshëm ‘zyrtar’ në Vjenë, Austri për një intervistë të zbatimit të ligjit, por nuk deklaroi se do të udhëtonte gjithashtu në Shqipëri, kush ishte shoku i tij i udhëtimit, kush do të paguante akomodimin dhe shpenzimet, apo kontaktet e parashikuara të huaja’.

Pas udhëtimit, ai dorëzoi një formular ku ‘nuk deklaroi se kishte udhëtuar gjithashtu në Shqipëri apo se ishte takuar me Personin B dhe Kryeministrin e Shqipërisë, dhe nuk raportoi që kishte zbuluar punësimin e tij në FBI për një shtetas të huaj jashtë detyrës zyrtare’.

Personi B, Dorian Duçka, i cili ka lidhje të njohura me McGonigal, ‘u tha hetuesve se ai mori trenin për në Uashington, D.C. për t’u takuar me Ho vetëm për rreth 30–60 minuta gjatë një kafeje, përpara se të kthehej në Florida për t’u ribashkuar me familjen dhe miqtë e tij’.

Ai shtoi se ‘ky takim ishte i planifikuar më parë dhe nuk ishte reagim ndaj informacionit që McGonigal i kishte thënë një ditë më parë’, duke nënvizuar se ‘preferon të takohet me njerëz personalisht’. Megjithatë, Personi B tha se besonte se ‘çështjet që diskutoi me Ho ishin shumë të ndjeshme për t’u folur në telefon’, dhe sipas tij, McGonigal ‘nuk i tha atij nëse Ho ishte nën ndonjë lloj vëzhgimi nga FBI’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco