Pasi zhduku mbi gjysmë miliard euro me skandalin e inceneratorëve, Edi Rama krijon një ndërmarrje të centralizuar për çështjen e mbetjeve.
Në një fjalim sot, Rama tha se të gjitha bashkitë do jenë kliente tek ndërmarrja e tij.
Kujtojmë se skandali i inceneratorëve është ndër më të mëdhenjtë në historinë e shtetit shqiptar.
Ndërkohë një arsye madhore se pse turistët po refuzojnë Shqipërinë janë mbetjet e kudogjendura, një problem që vetëm sa është rënduar nga keqqeverisja dhe korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës.
“Në këto kushte, duke marrë parasysh të gjitha shkallët e ngjitura, vonesat përkatëse, duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë re re reformash dhe masash të cilat ministrja do t’i shpjegojë më në detaje, por për të cilat më duhet të them më së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci, institucion, ndërmarrje e re e cila do të jetë në dispozicion të gjithë republikës, patjetër të pushtetit vendor, të qytetarëve dhe këtij misioni për anëtarësimin në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, që nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por do të jetë një proces i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes, ku bashkitë do të jenë klientë, si për shërbime të tjera,” tha Rama.
Krijimi i këtij institucioni vetëm sa shton dyshimet se do përdoret për të kanalizuar fondet dhe për të abuzuar me shuma të stërmëdha.
Nga ana tjetër, bashkitë vazhdojnë të dërgojnë miliona euro rregullisht për inceneratorët që nuk ekzistojnë.
© SYRI.net