'Hetimet e çështjes MC Gonigal'/ Kalaja: SPAK nuk dha informacion të qartë lidhur me fazën e hetimeve

11:20, 28/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adrijana Kalaja, në një deklaratë për mediat, u shpreh se ka ndërmarrë disa përpjekje për të marrë informacion zyrtar nga SPAK lidhur me hetimet në çështjen MC Gonigal, në të cilën më 21 mars 2025 u depozituan prova të reja.

Kalaja theksoi se megjithëse kërkoi informacionin brenda afateve ligjore, përgjigje nuk mori deri më 29 maj, kur u njoftua se përgjigjet do t’i jepeshin vetëm kallëzuesit dhe jo asaj, duke e lënë pa mundësi për të ndjekur procesin në interes të drejtësisë dhe publikut.

Ajo theksoi rëndësinë e transparencës dhe aksesit në informacion në raste që prekin interesat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe kritikoi mungesën e përgjigjeve nga SPAK si shkelje të procedurave ligjore dhe pengesë për drejtësinë.

 "Çuditërisht më datë 29 maj, kur unë këtë kërkesë ja kam bërë me dije ambasadës, Kongresit dhe Senatit Amerikan, më vjen një përgjigje nga zoti Dumani, ku sqarohet se përgjigjet lidhur me këtë kërkesë do t’ia adresonte vetëm kallëzuesit, ku në këtë rast është Bardhi. Unë jam drejtuar SPAK jo si individ, por për çështje të cilat i takojnë Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha për çështje që kanë interes publik"- shprehet Kalaja.

Adrijana Kalaja:

"Lidhur me kallëzimin që është bërë më herët nga Gazment Bardhi për çështjen “McGonigal” dhe kallëzimin shtesë që është bërë nga unë më datën 21 mars 2025, po për çështjen “McGonigal”, për të cilën dolën prova të reja në SHBA, të cilat krijuan indicie nga ana jonë për të depozituar kallëzimin penal.

Ndërkohë, më datë 18 mars 2025, ne kërkuam një informacion të hollësishëm lidhur me fazën në të cilën ndodheshin hetimet nga ana e SPAK, kërkesë e cila nuk mori përgjigje deri më datë 29 maj, kur unë jam drejtuar me një kërkesë të dytë SPAK-ut për një informacion duke kërkuar ruajtjen e sekretit hetimor, por duke na dhënë informacion për një çështje aq të rëndësishme që prek interesat jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të SHBA.

Kërkesë kjo e cila jo vetëm që nuk mori përgjigje, por çuditërisht më datë 29 maj, kur unë këtë kërkesë ja kam bërë me dije ambasadës, Kongresit dhe Senatit Amerikan, më vjen një përgjigje nga zoti Dumani, ku sqarohet se përgjigjet lidhur me këtë kërkesë do t’ia adresonte vetëm kallëzuesit, ku në këtë rast është Bardhi.

Unë jam drejtuar SPAK jo si individ, por për çështje të cilat i takojnë Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha për çështje që kanë interes publik.

Sjellim në vëmendje këtu rastin e ngjashëm të Agron Malajt, ku kallëzimi i parë është bërë nga deputeti Flamur Noka dhe informacioni i kërkuar nga unë, me cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit, është vënë në dispozicion nga SPAK.

Shkelja e tretë lidhet me shpërdorim detyre dhe ligji thotë se, edhe sikur kërkesa të refuzohet, përgjigjja duhet të jepet brenda 10 ditëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco