Në një postim në Facebook, gazetari Çim Peka ka reaguar për mënyrën se si mediat në Shqipëri dhe Kosovë po e trajtojnë situatën politike në Serbi, ku prej ditësh janë zhvilluar protesta kundër presidentit Aleksandar Vuçiç.
Peka vëren se mediat në Tiranë po shmangin raportimin mbi zhvillimet e fundit në Beograd, ndërsa në Kosovë sipas tij, raportimi është i vakët dhe i zbehtë, ndonëse përballja e brendshme në Serbi mund të ketë ndikime të drejtpërdrejta në rajon.
Ai ngre pyetjen se kush shqetësohet realisht nga rënia politike e Vuçiçit dhe përplasjet civile mes serbëve, duke lënë të nënkuptohet se stabiliteti i pushtetit në Beograd ka më shumë përkrahës në rajon sesa mund të mendohet.
Postimi i plotë:
Mediat shqipfolëse në merak për Vuçiç!?
Unë i kuptoj mediat në Tiranë që nuk informojnë mbi protestat anti-Vuçiç në Serbi dhe rrëshqitjen serbe drejt luftës civile.
Fundja, kjo nuk i shkon për shtat Ramës.
Po ato në Kosovë pse raportojnë vakët?
Kush mërzitet nga rënia e Vuçiçit dhe përplasja civile mes serbësh?
© SYRI.net