Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar prokurorët e SPAK se, po përjashtojnë Edi Ramën nga çdo hetim i tyre, edhe pse emri i tij del në çdo dosje.
Gjatë intervistës në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, me moderatoren Eneida Ndoci, Çollaku është shprehur se, Edi Rama është i përfshirë në të gjitha dosjet korruptive të mëdha, si edhe atë të ‘EcoParkut’, ku është i përfshirë edhe një familjar i kryeministrit.
Sipas tij, SPAK qëllimisht i ka ndarë dosjet e inceneratorëve dhe të ‘EcoPark’ në Durrës veç e veç, sepse nuk dëshiron që të ngrejë akzuën e organizatës kriminale, e cila më pas do të sillte pasoja të tjera ndaj të arrestuarve.
‘Kur këta kompani janë të lidhura si tek ‘Eco parku, edhe tek inceneratorët, shkëputja e këtyre dosjeve, hetimi në mënyrë të veçuar nuk është gjë tjetër veç se, një lloj amnistie se ti nuk mundesh që të njëjtët të pandehur që i ke, i shëtit në të gjitha dosjet dhe nuk i bën bashkë.
Cila ështëë arsyeja? Unë mendoj se është një dhe e vetme është, për të mos ngritur akuzën e grupit të strukturuar kriminal, akuzë e cila duhej të niste me inceneratorët e Tiranës, Elbasan, Fierit sepse janë të njëjtët pronarë, sipërmarrës dhe pjesëmarrës. Qofshin këtë zyrtarë publik apo sipërmarrës privat.
Këtu bashkohen të gjithë. 430 mln euro tek incineratorët, pra kontrata 30-vjeçare shkon në 1 miliard historia. Rreth 100 të akuzuar, dyshuar, të pandehur.
Ne këtu kemi vetëm shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe mosdeklarim të ardhurash.
Është një lloj tolerance, dhe ka mosveprime të theksuara që përbëjnë elementë të veprës penale e konsumuar nga prokurorët.
Prokurorët nuk kanë hetuar, por kanë amnistuar. Kryeministri që ka firmosur fantazmën atje, firmos dhe te ‘EcoParku’, dhe është familjarja e tij përfitues në një nga episodet e kësaj historie. Atëherë kur ky individ firmos ajrin, boshllëkun, asgjënë dhe struktura e posaçme prej 6 vitesh nuk e thërret asnjëherë për të dëshmuar këtë zyrtar publik, nuk di se cila do të jetë cilësia, serioziteti dhe drejtësia e hetimeve.
Këtu nuk kemi forma të kërkuara nga ligji që të respektohen nga këta prokurorë apo oficerë që janë marrë më dosjen. Këta kanë vrapuar të gjejnë tek –tuk të pandehur dhe ti shesin sërish.
Këtu Koka dhe Bllako do të jenë të dënuarit e radhës. Dhe struktura e posaçme po bën më tepër statistikë se sa hetime për të shkuar tek fajtorët dhe tek e vërteta’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.
© SYRI.net