Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Skandali i përsëritur në QSUT'/ Vokshi: Aparati i brakiterapisë sërish jashtë funksionit, pacientët nuk marrin dot terapitë jetësore

'Skandali i përsëritur në QSUT'/ Vokshi: Aparati i brakiterapisë sërish jashtë funksionit, pacientët nuk marrin dot terapitë jetësore

15:24, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka sjellë sërish në vëmendje një kallëzim të depozituar  në SPAK duke denoncuar përsëritjen e një skandali të rëndë në Onkologjik. Sipas saj, aparati i brakiterapisë në QSUT ka dalë sërish jashtë funksionit, duke lënë dhjetëra pacientë me kancer pa mundësi trajtimi.

Në një reagim publik, Vokshi e cilësoi situatën si “krim shtetëror”, duke theksuar se çdo seancë e humbur për këta pacientë përbën rrezik serioz për jetën.

Ajo nënvizoi se nuk është hera e parë që ndodh një skandal i tillë, ndërsa për më shumë se një vit ka denoncuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, ministrat e Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT-së për akuza që variojnë nga shpërdorimi i detyrës, neglizhenca mjekësore deri te vrasja me dashje.

“Qeveria vazhdon të shpenzojë qindra milionë euro për koncesione abuzive si check-up, sterilizim dhe laboratorë, ndërkohë që pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën”, theksoi Vokshi. Ajo akuzoi SPAK-un se me heshtjen e tij është bërë “bashkëfajtor” në këtë krizë të rëndë shëndetësore.

Deputetja demokrate kërkoi reagim urgjent dhe mbajtjen e përgjegjësisë për humbjen e jetëve që po shkaktohet nga papërgjegjshmëria e institucioneve.

Reagimi i Vokshit: 

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar në SPAK skandalin në Onkologjik, ku pacientët që po luftojnë me jetën nuk u jepet terapia e nevojshme. Ajo shprehet: Skandal i përsëritur në Onkologjik!
Aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur = rrezik për jetën!

Nuk është hera e parë.
Nuk është rast i izoluar.

Prej një viti kam kallëzuar në SPAK Ramën, ministrat e Shëndetësisë, drejtuesit e QSUT e Onkologjikut për vrasje me dashje, shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore. Sot janë të njëjtët drejtuea në Qeveri, e në Onkologjik. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë nuk mban përgjegjësi për shëndetin apo jetët e humbura.

Sot, ndërsa qindra milionë euro shkojnë për koncesione abuzive (Check-up, sterilizim, laboratorë), pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën.

Ky është krim shtetëror. Dhe SPAK, duke heshtur, është bërë bashkëfajtor.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco