Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Rama ka varrosur demokracinë në vend'/ Bardhi: OSBE ngriti 'këmbanën e alarmit' për lirinë e medias në Shqipëri

'Rama ka varrosur demokracinë në vend'/ Bardhi: OSBE ngriti 'këmbanën e alarmit' për lirinë e medias në Shqipëri

16:32, 15/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi përmes një statusi në Facebook, duke e cilësuar shqetësimin e Përfaqësuesit të Lartë për Lirinë e Medias në OSBE si një “këmbanë alarmi” për autoritetet shqiptare.

Ai e quajti ndërprerjen e transmetimit të News24 dhe bllokimin e gazetarëve për të hyrë në ambientet e tyre të punës, edhe pas një vendimi gjyqësor, “shpërdorim të pastër të detyrës” dhe “shkelje flagrante të Kushtetutës”.

Bardhi kërkoi që drejtësia të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore urdhëruesit dhe ekzekutorët e këtij që ai e quajti “krim të shumëfishtë shtetëror, të denjë për regjime autoritare”.

Sipas tij, liria e medias është thelbësore për të ardhmen europiane të vendit dhe përmes goditjes së saj, kryeministri Edi Rama “ka varrosur demokracinë në Shqipëri”.

Postimi i plotë: 

Shqetësimi i Përfaqësuesit të Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, institucioni me reputacionin më të lartë në mbrojtjen e lirisë së medias në botë, është një këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare.

Veprimet arbitrare të ndërprerjes së transmetimit të News24 apo bllokimi i gazetarëve për të hyrë në ambientet e tyre të punës, edhe pas një vendimi gjyqësor, është shpërdorim i pastër i detyrës dhe një shkelje flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. 

Apeloj edhe njëherë institucionet përgjegjëse të drejtësisë të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore urdhëruesit dhe ekzekutorët e këtij krimi të shumëfishtë shtetëror, të denjë vetëm për regjimet autoritare.

Liria e medias është jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Përmes asgjesimit të saj dhe lirisë së qytetarëve për të zgjedhur, Edi Rama praktikisht ka varrosur demokracinë në vend.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco