Vasili: DASH asgjësues, media e lirë në Shqipëri e sulmuar dhe e kapur nga narkoqeveria e Ramës!

Vasili: DASH asgjësues, media e lirë në Shqipëri e sulmuar dhe e kapur nga narkoqeveria e Ramës!

20:18, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili

Media e lirë është nën një atak më të egër se kurrë nga narkoqeveria e Ramës, qe edhe ditët e fundit sulmoi grupi mediatik Panorama duke mbyllur dhe duke plaçkitur.

Media ose kapet ose po nuk u bind totalisht mbyllet nga qeveria, që nuk toleron lirinë e medias, por kërkon media fasadë që i bëjnë fresk asaj dhe që paguhet me eurot e korrupsionit dhe narkotrafikut.

Departamenti amerikan i Shtetit asgjësues në raportin e tij më të fundit mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë kur vlerëson Shqipërinë dhe thotë:

♦’Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të Qeverisë’.

♦’Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend’.

♦’Ka pasur raportime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave kanë përdorur platformat e tyre për të shantazhuar biznese, duke kërcënuar me raportim negativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë’.

♦’Gazetarët shpesh kanë ushtruar vetëcensurë për të shmangur dhunën, ngacmimin apo për të ruajtur vendin e punës. Thuhet se Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhjet e drejtpërdrejta me pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit’.

Me Edi Ramën media e lirë do të jetë e kërcënuar egërsisht nga ai dhe qeveria me synimin e asgjësimit të plotë të saj.

Mbrojtja e medias dhe fuqisë së saj për të zbuluar të vërtetat e korrupsionit dhe inkriminimit kriminal të qeverisë është më shumë se mision, është kauzë themelore për ekzistencën e demokracisë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco