VIDEO/ Alizoti: Zjarri në 2025 fiket me thupra, Shqipëria vijon të jetë primitive

20:10, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, njëkohësisht drejtuesi politik në Elbasan, Tomorr Alizoti i ftuar në  Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka treguar realitetin e trishtë të zjarreve që kanë shkrumbuar fshatra të tërë në Gramsh.

Në një bisedë në studio me moderatoren Armela Ferko, Alizoti është shprehur se, Shqipëria është një vend primitiv, ku zjarret shuhen ende me thupra.

Alizoti ka sulmuar edhe Edi Ramën, i cili nuk i ka ndërprerë për asnjë ditë pushimet e tij në jug të vendit, edhe pse flakët e zjarrit një ditë më parë kanë kërcënuar dhunshëm edhe qytetin e Delvinës.

‘Shqipëria fatkeqësisht vazhdon të mbetet një vend shumë primitiv.

Nëse je në Tiranë, në studiot e bukura dhe shikon këta njerëzit miliarder dhe të duket sikur je diku tjetër dhe kur shkon atje, shikon mosekzistencën e shtetit apo një vend totalisht mesjetar.

Fikja e zjarreve me ato thuprat, nuk ndodhin në asnjë vend.

Shikon një kryeministër që ka qejf të bëjë si njeri modern, i modës, sikur hap ekspozita me ngjyrë, pa ngjyrë është e drejta e tij.

Nuk e gjykoj si njeri, nuk ja lejoj vetes, por e gjykoj si zyrtar të vendit, si drejtuesin e vendit. Kur Shqipëria, atje, disa makina ushtarake, dhe pse ata përpiqen, me një moskordinim total dhe në fshatra që janë pa rrugë dhe ato pjesë të rrugës që janë bërë në kohën e PD-së.

Zjarri që ka djegur shtëpi, tymi që ndihet në qendër të Gramshit, i cili është kancerogjen.

Dhe i pari i vendit del me syze me ngjyrë për të treguar se mbështet. Nuk ka nevojë për mbështetje. Ai është në mandatin e 4-të. Të gjithë e dinë se, në verë në Shqipëri është vapë dhe ka zjarre.

Nuk ka vend të botës që zyrtarë, nënpunës shteti të fikin zjarrin me thupra. Kështu mund ta kenë fikur para qindra vitesh’, u shpreh Tomorr Alizoi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco