Shqipëria po digjet/ Balliu: Qeveria nuk investon asnjë qindarkë për mbrojtjen e vendit

Shqipëria po digjet/ Balliu: Qeveria nuk investon asnjë qindarkë për mbrojtjen e vendit

19:24, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Balliu shkruan se, Rama nuk investon asnjë qindarkë për mbrojtjen e vendit nga zjarret, por shpenzon vetëm për luksin e tij me avionë privatë.

‘Shqipëria po digjet me 24 vatra zjarri!

Kjo ndodh sepse qeveria nuk investon asnjë qindarkë për mbrojtjen e vendit dhe emergjencat civile, fondet vidhen ose shpenzohen për luks: nga avionët privatë deri te tapetet 80 mijë euro.

Jetët dhe pasuritë e qytetarëve po digjen, ndërsa Edi Rama zbukuron zyrat e pushtetit’, shkruan Klevis Balliu në mesazhin e tij me video.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco