Situatë alarmante nga zjarret, Kikija: Banorët duhet të evakuohen pa vonesë! Jeta është prioritet

Situatë alarmante nga zjarret, Kikija: Banorët duhet të evakuohen pa vonesë! Jeta është prioritet

14:51, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Mentor Kikija, në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar mbi situatën alarmante të zjarreve në vend. Ai ka shpërndarë thirrjen urgjente të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për evakuim të menjëhershëm, duke nënvizuar se flakët po përhapen me shpejtësi në disa fshatra të Gramshit dhe në qytetin e Delvinës.

Kikija thekson rëndësinë e bashkëpunimit të banorëve me forcat e policisë dhe ushtrisë, që janë në terren, për të garantuar sigurinë e jetës së tyre dhe të komunitetit.
Postimi:

AKMC: Thirrje urgjentë për evakuim!
Situata e zjarreve në disa fshatra të Gramshit dhe qytetin e Delvinës sa vjen e rëndohet. Era e fortë gjatë natës ka ndikuar në përhapjen e vatrave, duke bërë të domodoshëm operacionet e evakuimit të banorëve në fshatrat Nartë dhe Skënderbeg në Gramsh dhe lagjet në periferi të qytetit të Delvinës.
Forcat e policisë dhe ushtrisë janë aty, por po hasin në rezistencën e banorëve për të braktisur shtëpitë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, u bën thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës, të evakuohen drejt zonave më të sigurta, për të shmangur rrezikun për jetën.
Jeta është prioritet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco