Deputeti Edi Paloka ka reaguar, lidhur me indiferencën e kryeministrit Edi Rama për situatën e zjarreve në vend.
Në një reagim në rrjetet sociale, përmes ironisë, ligjvënësi demokrat, i ka kujtuar Ramës ‘mençurinë’ që përdor në situata të tilla, porse thekson Paloka, vetëm qytetarët 'nuk kuptojnë' mbi gjendjen në të cilën ndodhen ata, jo vetëm për zjarret por gjithçka ka të bëjë me ta.
‘Fix e ke logjikën! Po pse vetëm për zjarret? Unë them që edhe urgjencat në spitale, autoambulancat…madje dhe vetë spitalet nuk kemi për çfare t’i duam?’, shkruan me ironi Paloka.
‘Lum shqiptarët që të kanë e të mbajnë o “mret” se di t’ua bësh mirë llogaritë. Si është ajo shprehja: “Ja mat kokën me fije peri!”, përmbyll mesazhin e tij në facebook, deputeti demokrat.
© SYRI.net