Berisha: Ardi Veliu zbatoi urdhërin e Ramës për të plaçkitur laptopët ku ndodhen dosjet e Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës e qeveritarëve të korruptuar

13:56, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha, thekson se veprimet e fundit të policisë, të udhëhequra nga Ardi Veliu, janë një vazhdimësi e një akti kriminal të urdhëruar drejtpërdrejt nga Kryeministri Edi Rama.

Ai akuzon Ramën se ka përdorur organet e rendit për të plaçkitur kompjuterët dhe laptopët e gazetarëve, ku ndodhen dosje të kriminelëve të lartë të qeverisë, si Olsi Rama, Taulant Balla dhe Lubi Balluku.

Sipas Berishës, ky është një akt i shëmtuar dhe antikushtetues, një shkelje flagrante e ligjit, që ka për qëllim mbrojtjen e krimeve të mëdha të lidhura me këtë qeveri.

Berisha gjithashtu shpreh falënderime dhe solidaritet për zjarrfikësit dhe qytetarët që janë përballur me zjarret, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër këtyre katastrofave.

Pjesë nga deklarata:

Kurse urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, urdhëri i Edi Ramës i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, për të plaçkitur dhe rrëmbyer kompjuterat dhe laptopët e gazetarëve ku janë dosjet e Edi Ramës, dosjet kriminale të Edi Ramës. 
Janë dosjet kriminale të Olsi Ramës.
Janë dosjet kriminale të Lubi Ballukut, të Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë. Është një akt i shëmtuar antikushtetues.
Është një akt direkt i drejtuar nga Edi Rama, është një përsëritje e aktit të Altin Troplinit ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno, që si bandit i rrëmbeu kompjuterin dhe telefonin dhe e mori peng, duke shkelur çdo normë.
Pra unë mora vetëm këto elementë të ndërlidhur, por natyrisht sot Shqipëria kurrë nuk do të ishte në mëshirën e flakëve nëqoftëse narkoqeveria nuk do të ishte një plaçkitëse e madhe e shqiptarëve.
Unë jam këtu për të falënderuar dhe shpreh solidaritetin tim më të madh, para të gjithë atyre shqiptarëve zjarrfikës, apo në funksione të tjera dhe qytetarë, që u përballën me flakë dhe zjarret në kushtet më të vështira.
Falënderoj gjithashtu misionet e ardhura nga BE-ja dhe vendet partnere të cilat po luftojnë zjarrin krah për krah me banorët në zonat e vendit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco