Shqiptarëve po u digjet gjithçka, Rama tallet me ta, përgjigjet si Spiropali: Avione ka edhe Greqia e Spanja, por...

Shqiptarëve po u digjet gjithçka, Rama tallet me ta, përgjigjet si Spiropali: Avione ka edhe Greqia e Spanja, por...

13:00, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi ka një jave që nuk e ve ujin në zjarr se po digjet Shqipëria, Edi Rama, ka nisur atë që di të bëjë më mirë, propagandën dhe përgjigjen alla Elisa Spiropali, “zjarre ka edhe në Greqi, Turqi…”.

Njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë duke vjedhur popullin më të varfër, justifikohet me shembuj të pakrahasueshëm.

E para, zjarret në Shqipëri janë tërësisht të menaxhueshme nëse shteti do kishte mjetet e nevojshme dhe do të ndërhynte në kohë.

Rasti i Delvinës dhe Gramshint janë tipike:

Prej 2-3 javësh në këto zona ka patur varta zjarri të cilat nëse do ishin fikur në kohë nuk do digjeshin fshatra të tëra dhe nuk rrezikohej seriozisht qyteti i Delvinës.

Një avion për fikjen e zjarreve kushton rreth 30 milionë dollarë, dhe Shqipëria, nëse nuk do qeverisej nga një bandë plaçkitëse si kjo e Edi Ramës së paku do kishte kapacite të blente 10 avionë të tillë dhe gjithë kapacitetet tjera logjistike të nevojshme për shërbiemt zjarrfikëse.

Zjarrëfikësit shqiptarë janë të vetmit në rajon që nuk kanë paisjet e nevojshme për punën e tyre dhe rrezikojnë jetën duke fikur zjarrin me shkurre e lopata.

Edi Rama na thotë se edhe Greqia, Italia, Turqia e Spanja digjen, megjithëse kanë dhjetëra avionë zjarrfikës.

Pra, mesazhi është: Mos na kërkoni avionë, se edhe të tjerët kanë dhe prapë digjen.
Por ja dallimi: ata i kanë, i përdorin dhe çdo vit blejnë të rinj. Vetëm Greqia ka blerë 25 të tillë këtë vit.

Ne flasim për “flotën tonë” që ekziston vetëm në konferenca shtypi dhe për ndihmën që na vjen kur fqinjët nuk janë vetë nën zjarr.

Po, zjarret kanë shkaqe të thella, por avionët janë pjesë e zgjidhjes. Dhe kur çdo verë digjemi si letër, është e turpshme të bësh krahasime për të justifikuar pse nuk ke investuar në mjete që shpëtojnë jetë, pyje e shtëpi.

Shkaqet komplekse nuk justifikojnë mosveprimin e thjeshtë. Dhe mosveprimi ka një autor të qartë: qeverinë.

Reagimi fyes për shqiptarët i Ramës:

Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?! Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco