Situata e zjarreve në vend është në gjendje alarmante, ndërsa mungesa e ndërhyrjes ajrore dhe reagimi i dobët i autoriteteve po rrezikojnë jetën e mijëra banorëve.
Besart Xhaferri, kreu i FRPD-së, në një reagim të fortë në rrjetet sociale, denoncon Kryeministrin për këtë situatë tragjike dhe thekson se në një vend normal, anëtar i NATO-s dhe kandidat për BE, gjendja nuk do të ishte kurrë kaq dramatike.
Postimi:
Në një vend normal, anëtar të NATO-s, kandidat për BE, avionët zjarrfikës nuk do të mungonin kurrë!
E nëse do të mungonin, përsëri në këtë vend normal, Kryeministri do të jepte dorëheqjen, sepse e la vendin të digjej shkrumb e hi!
Por normalisht, jemi në vendin me autokratin Ramën, ku Kryeministri kërcënon dënime të rënda vetëm për shkaktarët e zjarrit (që patjetër e meritojnë), dhe jo për veten e tij, që është shkaktari i vetëm për lënien në mëshirë të fatit të mijëra banorëve!
Një SPAK “normal” duhet ta hetonte Kryeministrin minimalisht për shpërdorim detyre!
© SYRI.net