Ndërsa Shqipëria digjej dhe Kryeministri heshtte – DHL me verë për Faten, hajdutin e diplomës, nuk mungoi

Ndërsa Shqipëria digjej dhe Kryeministri heshtte – DHL me verë për Faten, hajdutin e diplomës, nuk mungoi

12:12, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa fshatrat shqiptare digjen nga mungesa përgjegjshmërisë se shtetit, Rama nuk harron t’i dërgojë shishe vere hajdutit të diplomës, Fatmir Velaj

Zjarrfikësit pa mjete, fshatra të shkrumbuar

Ndërsa Shqipëria digjej nga flakët, zjarrfikësit përballeshin në kushte tejet të vështira, pa mjetet e nevojshme për fikjen e zjarreve. Fshatra të tëra u bënë shkrumb e hi, por dje (12.08.2025), në kulmin e flakëve, Edi Rama nuk postoi asgjë për situatën apokaliptike që po kalonin shqiptarët, siç bën përherë, por heshti dhe postonte foto nga plazhet (bosh edhe ato).

Mirëpo Rama nuk harron dhuratën për ambasadorin me nje barrë akuza mbi shpinë

Ndërsa vendi ishte nën pushtetin e flakëve, kryeministri Edi Rama nuk harroi t’i dërgonte një shishe vere plagjiaturistit të tij, Fate Velaj, në Vjenë.

Ashtu siç e shkruan vetë hajduti i tezës së masterit dhe ambasadori me mbi 1 milion dollarë pasuri të dyshimtë:

“…edhe vetë e kisha harruar që kam ditëlindjen, por kryeministri ma kujtoi me shishen e verës.”

 Postimi i Fate Velajt në Facebook

Vjenë, 12.8.2025
"...ai momenti habitor kur në ambasadë vjen DHL dhe të thotë: ‘Një pako për ty’. E hap kutinë dhe shikoj dhuratën që KM Edi Rama më dërgonte për ditëlindjen, që unë vetë, duke kruajtur mjekrën, ‘nuk e mbaja mend kur e kisha pasur…’”

Image

LEXO EDHE: Bomba diplomatike në Austri: Ambasadori shqiptar 'plagjiator' me një të kaluar të mundshme në shërbime sekrete

Skandali diplomatik

Vetëm pak ditë më parë, media austriake publikoi një artikull që kufizohet me një skandal diplomatik rreth Fate Velajt. Ai akuzohet për:

Plagjiaturë masive në tezën e masterit.

Mashtrim me ndihma sociale në Austri, megjithëse kishte pasuri mbi 1.2 milionë euro në Shqipëri.

Tituj e çmime të blera, përfshirë profesoratin dhe dekorata.

Shtetësi të dyfishtë austriake-shqiptare, e dorëzuar vetëm në mars 2024, në kundërshtim me Konventën e Vjenës.

Strehim të të afërmve të dënuar në ambientet e ambasadës.

Lidhje të dyshuara me shërbimet sekrete gjatë komunizmit.

Reagimi në Austri

Opozita austriake kërkon largimin e tij të menjëhershëm.

Po kërkohet hetim parlamentar dhe transparencë mbi procesin e emërimit.

Mediat flasin për një rrjet të errët lobimi dhe ndërhyrjesh politike që e mban në post, pavarësisht provave të shumta.

Shqipëria digjet.

Familjet humbasin gjithçka.

Por shishja e verës për Fatmirin hajdut diploma nuk mungon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco