‘Shpopullimi dhe mungesa e blegtorisë shkak për zjarret’/ Specialisti: Shteti nuk po mëson nga fatkeqësitë e vitit paraardhës

19:53, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, specialisti Abdulla Diku ka folur për situatën alarmante që po kalon vendi si pasojë e zjarreve masive që kanë pushtuar Shqipërinë nga Veriu në Jug.

Sipas Dikut, faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës me zjarret në vend vjen si pasojë e mos mësimit nga strukturat shtetërore nga fatkeqësitë e vitit paraardhës, si dhe nga faktorë politikë, siç janë shpopullimi i fshatrave nga banorët, apo edhe mungesa e bagëtive, të cilat sjellin më shumë lëndë organike të thatë që ka atë rolin e karburantit të djegshëm.

‘Kjo është një situatë dramatike që po kalon vendi. Veçanërisht sektori i Pyjeve dhe Kullotave ku mijëra hektarë janë nën pushtetin e flakëve të pamenaxhuara siç duhet nga personeli përkatës dhe është një fatkeqësi e madhe e cila vit pas viti po vjen duke u rënduar dhe nuk po mësojmë nga fatkeqësitë e vitit paraardhës dhe për rrjedhojë situata është dramatike jo vetëm në kuptimin e dëmit mjedisor, por në pasurinë e vendit dhe me njoftimet e fundit për humbjen e jetëve në Gramsh’, u shpreh Diku.

Diku: Dua të them me keqardhje të madhe se kjo është një situatë dramatike që po kalon vendi. Veçanërisht sektori i Pyjeve dhe Kullotave ku mijëra hektarë janë nën pushtetin e flakëve të pamenaxhuara siç duhet nga personeli përkatës dhe është një fatkeqësi e madhe e cila vit pas viti po vjen duke u rënduar dhe nuk po mësojmë nga fatkeqësitë e vitit paraardhës dhe për rrjedhojë situata është dramatike jo vetëm në kuptimin e dëmit mjedisor, por në pasurinë e vendit dhe me njoftimet e fundit për humbjen e jetëve në Gramsh.

Ky është një problem i madh që ka ardhur me lëvizje dhe reforma të gabuara në sektorin pyjor, me heqjen e specialistëve të pyejeve, me lënien e menaxhimit të pyjeve te bashkitë me një decentralizim kaq të madh dhe kaq joeficent siç ka ndodhur te ne, me kapacitetin e ulët që bashkitë kanë për të menaxhuar pyjet që praktikisht nuk menaxhohen.

Kjo gjendje sot ka dy faktorë kryesorë, e para mungesa e masave paraprake për planet e parandalimit dhe mbrojtjen nga zjarri dhe e dyta me mungesën e menaxhimit të pyjeve.

Aktualisht duke pasur pyje të menaxhura zjarri është shumë më lehtë të kalojë nga sipërfaqja e tokës drejt kurorave të drurëve.

Kjo ka ardhur për shkak të dekurajimit të kullotave uljes së numrit të blegtorisë që ka bërë që në çdo pjesë të tokës tonë të kemi më shumë lëndë organike të thatë që ka atë rolin e karburantit të djegshëm. Kjo lidhet edhe me faktin që komunitetet nuk i kemi më aleatë në mbrojtjen e pyjeve nga zjarret pasi duke i marrë ujin dhe i prishur pronën, ato nuk ndihen më bashkëpronarë të asaj pasuri që e kanë përdorur në dekada e shekuj dhe ndihen të tradhtuar nga shteti.

Shpopullimi ka sjellë mungesën e njerëzve për të menaxhuar zjarret në pyje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco