Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Këngëtari i Ramës blen makinë të re dhe publikon ‘tufa’ me para cash, ndërkohë tatimorët e qeverisë kërkojnë faturën e rigonit...

Këngëtari i Ramës blen makinë të re dhe publikon ‘tufa’ me para cash, ndërkohë tatimorët e qeverisë kërkojnë faturën e rigonit...

09:33, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reperi Rigels Rajku, ‘Noizy’, i cili shoqëroi Edi Ramën me këngën zyrtare të fushatës së PS në çdo cep të vendit, dukshëm ka treguar se ka marrë 'shpërblim' të madh.

Së fundmi reperi ka publikuar në rrjete sociale një "Lamborghini" dhe tufa me para. Duket se shpërblimi është mjaft i majmë.

Këngëtari i fushatës së Partisë Socialiste ka marrë mjaft komente negative në rrjete sociale. Qytetarë të thjeshtë i thonë qartë se nuk është gjithçka paraja në këtë jetë dhe se duhet të tregohet modest në këto kohë krizash.

Ndërkohë tatimorët e Ramës kërkojnë faturën e rigonit nëpër lagjet e qyteteve a duhet të shkojnë e ta pyesin këngëtarin që mbulon makinën luksoze me para.

Image

Por njerëzve që punojnë me Ramën dhe i shërbejnë atij nuk u bënë përshtypje ndonjë gjë e madhe përveçse paratë dhe që të kenë sa më shumë.

Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu edhe hapësirën tek Liqeni që Bashkia e të burgosurit Veliaj i tha Reperit rilindas për të zhvilluar një event muzikor me çmim të kripur për qytetarët . Një dhuratë tjetër për mbështetjen që këngëtari ofroi bindshëm për rilindasit.

Të mos harrojmë këtu se ky këngëtari i njohur për bëmat e tij herë me dhunë e herë më tensione u arrestua pak ditë më parë në Zvicër për shkak akuzave në këtë shtet për akte dhunë.

Imazhi që përcjell thjesht e krijon me qartë labirintin e njerëzve që mbështesin Ramën. Që janë abuzues te parasë publike dhe që presin shpërblimin e radhës nga qeveria.

 

Kësaj here reperi paska marrë një makinë krejt të re. Dhe këtë ngjarje të madhe ai e ka bërë publike edhe në rrjetet sociale ku qytetarët nuk ja kanë përtuar me komentet e tyre.

Urojmë që ti ketë paratë nga puna e tij si këngëtar e jo nga qoka që i bëri Ramës në fushatë. Se këto të Ramës nuk bëjnë mirë. Kujtojmë rastin Veliaj, Beqaj.../E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco