Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prona me numër 7/74 në zonën kadastrale 8160, Tiranë, i kalon nga Bashkia Tiranë në administrim Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kjo pronë ndodhet në zonën ku ndodhet Pallati i Kongreseve, dhe transferimi i saj ka si qëllim realizimin e projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, një nga godinat më ikonike për jetën kulturore dhe institucionale në kryeqytet.
Vendimi parashikon gjithashtu që prona në fjalë të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme publike të Bashkisë Tiranë, listë që ishte miratuar fillimisht me vendimin nr. 834, datë 13 dhjetor 2006, dhe që ka pësuar ndryshime ndër vite.
Po çfarë fshihet pas këtij kalimi pronësia. Si me të gjithë godinat e reja dhe të vjetra qeveritare është përdorur i njëjti skenar. Transferimi i pronësisë që institucionet pastaj të zgjedhin edhe investitorin strategjik që patjetër duhet të jetë rrethi ngushtë i liderit edhe të pranojnë fantazitë e shkatërrimit të Tiranës që projektohen nga kaqolët e Edi Ramës.
Kjo pra është Tirana e rilindjes. Shkatërrim total i zonës muzeale që nuk kishte filluar me Teatrin Kombëtar por as nuk do të mbarojë më Pallatin e Kongreseve. Atyre turistëve që do vijnë me fotot në dorë për të gjetur diçka të vjetër në këtë qytete do tu tregohet vetëm piramida a e diktatorit. Ajo që u restaurua me aq kujdes nga Rama dhe i burgosuri Veliaj./E.I/
© SYRI.net