Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

BE-ja vendos nesër për ligjshmërinë e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët

BE-ja vendos nesër për ligjshmërinë e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët

19:09, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian do të japë nesër vendimin në shkallë të parë lidhur me vlefshmërinë e marrëveshjes ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për krijimin e qendrave të pritjes për emigrantët në territorin shqiptar.

Çështja ka lindur pas disa padive të paraqitura nga Gjykata e Romës, e cila nuk ka njohur deri më tani ligjshmërinë e ndalimeve të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të transferuar në Shqipëri. Këta emigrantë kanë ardhur kryesisht nga vende që Italia i konsideron të sigurta, si Egjipti dhe Bangladeshi.

Fokusi i vendimit do të jetë mbi përkufizimin dhe zbatimin e konceptit të "shtetit të tretë të sigurt", i cili përdoret në procedurat e përshpejtuara për shqyrtimin e kërkesave për azil. Në trupën gjykuese që do të marrë vendimin bën pjesë edhe gjyqtari italian Massimo Condinanzi.

Më 10 prill, avokati i përgjithshëm i BE-së, Richard De La Tour, paraqiti përfundimet e tij jo të detyrueshme, duke deklaruar se ligji evropian u lejon vendeve anëtare të përcaktojnë si të sigurta disa vende origjine përmes një akti ligjor, me mundësinë e parashikimit të përjashtimeve për persona të veçantë që mund të jenë në rrezik persekutimi apo shkeljesh serioze të të drejtave të njeriut.

Sipas avokatit të përgjithshëm, një vendim i tillë duhet të jetë gjithsesi i hapur ndaj kontrollit të ligjshmërisë nga gjykatat kombëtare, të cilat duhet të kenë akses në burimet mbi të cilat mbështetet vlerësimi i sigurisë.

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë pritet të japë një drejtim të rëndësishëm për zbatimin e protokollit Itali-Shqipëri dhe për politikat migratore në nivel evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco