Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

SYRI TV/ Merr 'frenat' e bashkisë së Tiranës, Rama pas 12 vitesh: Ndërtohet pasivisht pa leje

22:03, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka marrë në duar frenat e Bashkisë së Tiranës, teksa kryetari i saj ndodhet në burg. Ai mblodhi drejtorët e Bashkisë dhe deputetët e tij ku shpalli listën e zezë të ndërtuesve. Rama pas 12 vitesh në pushtet, pranoi se ndërtohet pa leje, në një kohë kur godinat shumëkatëshe në mes të Tiranës, deri në 10 kate pa leje, janë denoncuar vazhdimisht.

Rama tha se prej 2020 askush s’duhet të gjejë shpresë tek argumenti se ndodhemi në proces legalizimi, pasi nuk do të tolerohen.

Kryeministri Edi Rama ka marrë totalisht në duar frenat e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kryetari në detyrë i saj, Erion Veliaj, ndodhet prej shkurtit prapa hekurave për korrupsion e pastrim parash. Në një takim të mbajtur me deputetët e tij dhe me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ai paralajmëroi reformë në menaxhimin e territorit, me fokus kryesisht tek ndërtimet pa leje.

12 vite pasi drejton vendin, ai kujtohet se në Shqipëri ndërtohet masivisht pa leje, teksa shpalosi planin e një liste të zezë të ndërtuesve, një pjesë e të cilëve deri më sot nuk kanë kursyer as ndërtimin e 10 kateve pa leje në mes të Tiranës. Ai tha se sikur një kat të jetë pa leje, do sekuestrohet gjithë objekti.

Rama u kërkoi vartësve të dalin në territor, dhe pranoi ndërkohë që strukturat e shtetit janë bërë palë me ndërtuesit në dëm të qytetarëve, ku në këtë rast përfshiu edhe drejtësinë.
Më tej, kreu i qeverisë iu drejtua ndërtuesve që pretendojnë se janë në proces legalizimi, ku theksoi se prej 2020 e deri më sot, asnjë ndërtues që përdor këtë pretendim, nuk do të falet.

Sipas kryeministrit, plani që do të hidhet për debat publik, por që do kalojë tek qeveria para sezonit të pushimeve, përfshin edhe një garanci bankare nga ana e ndërtuesve para se të marrin lejen. Edi Rama pranoi publikisht se në Shqipëri ka ndërtues që shesin hyrje dhe hapësira pa hipoteka, dhe në disa raste edhe dy herë të njëjtën pronë. Sipas tij, shumica e kantiereve të ndërtimit nuk zbatojnë asnjë kusht sigurie, kriter mjedisor apo respekt për hapësirën e përbashkët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco