Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

SYRI TV/ Shtyhet për në shtator seanca për ‘Partizanin’, avokatët kërkojnë përjashtimin e trupës

16:39, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është shtyrë për në 15 shtator seanca për dosjen “Partizani”. Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e trupit gjykues dhe kalimin e dosjes në juridiksionin e zakonshëm. Sipas Genc Gjokutajt, nuk vihet në dyshim integriteti i gjyqtarëve të posaçëm në këtë rast, por sipas tij, ata janë vazhdimisht nën presionin e SPAK-ut, pasi kjo e fundit i përgjon, i mbikëqyr dhe i heton në çdo kohë.

Gjykata e Posaçme shtyu gjyqin për më 15 shtator për dosjen “Partizani”. Avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha, kërkuan përjashtimin e trupit gjykues, në përbërje të të cilit janë: Elsa Ulliri (relatore) dhe anëtarët Bib Ndreca e Rudina Palloi. Sipas Genc Gjokutajt, çështja duhet të shqyrtohet nga gjyqtarë të juridiksionit të zakonshëm, pasi gjyqtarët e posaçëm janë gjatë gjithë kohës nën kontrollin, vëzhgimin dhe monitorimin e SPAK-ut, gjë që, sipas tij, vë në pikëpyetje pavarësinë e gjyqësorit.

Ndërkohë, përfaqësuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, deklaroi se nuk do të shprehet mbi këtë kërkesë, pasi Kushtetuesja, sipas tij, e ka dhënë tashmë përgjigjen për këtë pretendim. Në shtator, togat e zeza pritet të shprehen me një vendim lidhur me kërkesën e mbrojtjes. Më herët, është njoftuar rrëzimi i kërkesës së gjyqtares Elsa Ulliri për t’u larguar nga trupa gjykuese për shkak të një konflikti të mundshëm interesi. Ajo argumentoi në kërkesën, e cila u rrëzua nga zëvendëskryetari i gjykatës, se është kushërirë e afërt me një deputete demokrate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco