I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë Agron Haxhimali, Drejtor i Institutit për Bashkitë.
Në bisedë me moderatorin Arnold Kariqi ai ka komentuar aksionin e fundit të iniciuar nga qeveria shqiptare për lirimin e hapësirave publike që janë zënë nga bizneset apo individë të caktuar.
Agron Haxhimali: Se pari dua të theksoj që është një aksion i vonuar. Kur them i vonuar kam parasysh që Rama ka 12 vite në pushtet dhe kur tu thuash që në këto 12 vite ka dominuar të gjithë bashkitë e Shqipërisë që kanë qenë të partisë së tij. Dhe këtu dua të theksoj faktin edhe pse është i dobishëm, nuk është e justifikuar as vonesa dhe as mënyra se si ndërhyhet në këtë kohë. I kanë patur të gjithë mundësitë, të gjithë pushtetin për të ezauruar dhe për të mos arritur në këtë gjendje sepse pasojat janë ekonomike. Janë ekonomike për edhe nga ndërtuesit, përfituesit, qytetarët apo bizneset, sepse për një gjysmë ore fadroma shemb investimin që mund të ketë bërë qindra mijë euro.
Por sigurisht është edhe me kosto për cilindo qytetar sepse fadromat, makineritë, inspektoratet që paguhen nga taksat tona shkojnë e bëjnë një punë që nëse do ta parandalonin i gjithë zinxhiri i institucioneve nuk do të ishin në këtë gjendje sot. Por nga aspekti kohor, nga mënyra se si është protokolluar në këtë aspekt, i keqardhur shumë sepse korrespondoi me sezonin e verës me një periudhë që edhe turistë kishim por edhe vetë qytetarët shqiptarë nuk duhet të ishin në këtë presion. Cilido qytetar por edhe ata që janë të prekur në këtë periudhë pushimesh verore. Por mendoj se edhe mund të shmangesh, edhe mund të njoftoheshin në kohë. Edhe mund tu jepej një periudhe 2 mujore të kalonte ky piku i verës. Sepse edhe tymrat shkaktojnë ndotje mjedisi.
Tirana pak e pisët është e ti shkaktosh edhe këto të tjerat krijon edhe probleme të tjera shëndetësore. Pra edhe në këtë aspekt, me shumë kritika. Në aspektin ligjor pastaj. Ju me të drejtë ngrini pyetjen se disa kanë patur edhe kontrata, e disa të tjerë jo. Ata që kanë patur, ajo kontratë duhet të respektohet në fakt. Duhet ta analizojmë rast pas rasti. Por nëse kontrata është prishur. Bashkia ka firmosur më biznesin për kontrata të rregullta ligjore në dimensionin ligjor tregon se atyre qytetarëve u është bërë padrejtësi dhe bashkia duhet ti dëmshpërbleje. Për pjesën tjetër pastaj që ka pasur, qytetarët duhet të pranojnë faktin dhe ata duhet të jenë më të rezervuar. Në këtë aspekt trotuaret publike janë të të gjithë qytetarëve.
Nuk meritojmë ne Shqiptarët që të shikojmë aksione fadromash lot nënash, apo fëmijësh duke u prishur objektet qoftë edhe ai pa leje. Një qeverisje e mirë nuk arrin në këtë pikë....
© SYRI.net