Deputetja e zgjedhur Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar jashtë ambienteve të SPAK se shpallja e saj e pafajshme nga gjykata është një dëshmi e qartë se denoncimet që ajo ka bërë prej më shumë se një dekade për koncesionin e check-up-it kanë qenë të bazuara dhe të mbështetura me prova.
Ajo theksoi se ka ushtruar detyrën e saj si deputete dhe si kryetare e komisionit hetimor, duke depozituar dokumentacion zyrtar që vërteton shkeljet në lidhje me këtë kontratë koncesionare, të cilën e cilëson si abuzive dhe korruptive. Vokshi përmendi gjithashtu përplasjen gjatë seancës me përfaqësuesen ligjore të kompanisë, Vilma Nushi, e cila, sipas saj, reagoi në mënyrë të papërshtatshme kur u përmend lidhja e saj me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.
Albana Vokshi: Është një betejë që unë, kolegët e mi të opozitës, kolegët e mi të PD, e ka bërë për më shumë se 10 vjetësh. E kemi denoncuar që ditën e parë koncesionin korruptim, abuziv të check-up.
Që në momentin e hartimit të dokumenteve të këtij koncesioni, që në momentin që u lidh kontrata e këtij koncesioni, që në momentin që u vendos implementimi apo vazhdon në shkelje të ligjit implementimi i check-up edhe pasi ka përfunduar në fillim të këtij viti, depozitova, sqarova edhe një herë duke vënë në dispozicion të gjykatës të gjithë dokumentacionin zyrtar të marrë nga unë si deputete, ja vura në dispozicion. Vërtetova që çdo thënie e imja qëndron dhe ka qenë e vërtetë.
Zonja Vilma Nushi në fakt, në një moment të caktuar nervozohet çuditërisht pasi unë përmenda faktin e ditur botërisht që ajo ka qenë sponsor e Partisë Socialiste, e Edi Ramës dhe ka qenë mikeshë e pranuar kjo edhe nga vetë Rama. U nervozua për këtë fakt. Unë nuk di se çka këtu për tu nervozuar, për të pranuar që ka qenë sponsore.
Por tani zonja Nushi duhet mbase ta sqarojë këtë publikisht dhe gjyqtarja për shkak të reagimit të saj të papërshtatshëm e përjashtoi për disa minuta edhe nga seanca. Në fund gjykata, pasi u tërhoq, mori vendimin për tmë shpallur mua të pafajshme. Unë kam kryer detyrën time si deputete. Kam kryer detyrën time si kryetare e komisionit hetimor, që kishte 3 objektiva, midis të tjerave edhe bërjen transparencë edhe për dy koncesione edhe më abuziv e më korruptim.
© SYRI.net