Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Urdhri i Rubios/ Berisha: Departamenti i Shtetit deklaroi se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira

13:53, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi në një konferencë me gazetarët se, “Departamenti i Shtetit deklaroi se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira”.

Berisha: Politikat zyrtare të administratës së SHBA, bazuar në parimin ‘America first’ janë tashmë të qarta.

Por për një vend anëtar të NATO-s, që zhvillon farsë elektorale dhe që nuk merr dot- se po ta lexosh të plotë atë udhëzim, thotë që sekretari Rubio uroi presidentin e këtij vendi për fitoren, uroi kryeministrin e një vendi tjetër për fitoren, po Edi Ramës nuk ka kush t’i shkruajë.

Nuk mori asnjë urim.

Unë e kuptova se mjafton të lexosh mediat e tij se si u gëzuan nga deklarata. U gëzuan, u hodhën përpjetë me kryeartikuj, mirëpo harruan se me atë më ndihmuan mua se ata provuan se farsa ka ndodhur por nuk do na thotë kush gjë.

Jo, nuk është e vërtetë.

I pyetur, nga njëri prej gazetarëve më seriozë, i akredituar në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti i Shtetit iu tha që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira. Kaq është.

Pra jo vetëm që nuk erdhi urimi, por u tha që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira.

Kështu që ky është komenti im.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco