SYRI TV/ ‘Jurisprudenca në Gjykatën Kushtetuese’ Zaçaj: vendimet e GJK, të detyrueshme - Mosekzekutimi cenon integritetin e ligjit

15:47, 14/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj deklaroi se vendimet e dala nga kjo gjykatë janë të detyrueshme për tu zbatuar, dhe jo opsionale. Në aktivitin ‘Jurisprudenca në Gjykatën Kushtetuese’,  ku merrnin pjesë dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, Zacaj tha se mos ekzekutimi i vendimeve të Kushtetueses cenon integritetin e ligjit dhe besimin tek drejtësia. Ndërkohë ambasadorët e BE dhe OSBE, Silvio Gonzato dhe Michel Tarran vunë theksin tek forcimi i shtetit ligjor si kusht për ecurinë e integrimit në Union

Syri tv

U prezantua këtë të hënë vëllimi i dytë I i udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj në aktivitet, ku ishin të pranishëm  ministri i drejtësisë Ulsi Manja e kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetarja e GJK  Holta Zacaj deklaroi se vendimet e gjk nuk janë këshilluese por të  detyrueshme. Zacah tha se mosekzekutimi i vendimeve të Kushtetueses cenon integritetin e ligjit dhe besimin tek drejtësia

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadori I BE, silvio Gonzato dhe aii I OSBE, Michel Tarran, të cilët vunë theksin tek forcimi i shtetit ligjor, dhe  dhënien e drejtësisë për qytetarët, si kusht për ecurinë e  integrimit të vendit në Union

Ndërkohë deklaratat e Zaçaj për vendimet e dala nga gjykata që drejton vijnë në kohën kur maxhorancca në parlament ka shpërfillur hapur vendimmarrjen e kushtetueses, si në rastin e mandatit të Olta Xhackës.   Moszbatimi I vendimit të kushtetueses ka marrë kritika të ashpra nga BE, teksa  edhe raporti i Komisionin  Evropian ngriti alarmin për  mënyrën sesi parlamenti nuk respektoi vendimet e dala nga Kushtetuesja.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco