Rama paralajmëron nga Tirana konfiskimin e një pallati në Vlorë, Dallëndyshja 'fluturon' menjëherë në terren

Rama paralajmëron nga Tirana konfiskimin e një pallati në Vlorë, Dallëndyshja 'fluturon' menjëherë në terren

11:47, 14/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sapo Kryeministri Edi Rama paralajmëroi gjatë një takimi me vartësit e tij në Bashkinë e Tiranës për një pallat të ndërtuar pa leje në Vlorë, ndërhyrja institucionale nuk vonoi: "Dallëndyshja" mbërriti në qytetin bregdetar për të nisur konfiskimin. Mediat e rilindjes dalin njëzëri me titujt, e paralajmëroi Rama, Dallëndyshja zbarkon në Vlorë, a thua se ka alternativë tjetër Dallëndyshja e dallëndryshët e rilindjes.

Në rolin e kryetarit të bashkive, kryeministrit dhe drejtorit të IKMT-së, një urdhër i vetëm i Ramës mjafton që të vihet në lëvizje i gjithë zinxhiri shtetëror. Institucionet reagojnë njëzëri, ndërsa Bashkia e Vlorës, prej vitesh e drejtuar nga të njëjtët, vihet në lëvizje si në ditët e para të pushtetit.

Ndërkohë që ndërtimet pa leje dhe shkeljet ligjore dalin në sipërfaqe, krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një "verë të parë" në pushtet, ku zbulimet bëhen si për herë të parë dhe askush nuk paskësh ditur gjë më herët.

Por pas më shumë se një dekade në qeveri, vështirë se ky realitet mund të mbulohet me propagandë verore, aksione demonstrative dhe “dallëndyshe” që fluturojnë sapo shefi flet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco