Aksioni në Theth, Shehaj: Në Tiranë kanë ndërtuar pallat mbi pallat pa leje dhe Rama...

09:51, 14/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj. Ajo në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ka komentuar edhe aksionin e Ramës në Theth ku ka dërguar fadromat për ti shembur shtëpitë banorëve të atyre zonave.

Brisia Shehaj: në 2015 u bë një aksion shumë i “fortë”, kundër informalitetit. Por që të arrinim në terren na u desh të paktën 6 muaj sensibilizim. Pra kemi vajtur u kemi thënë, regjistrohuni, regjistroni të punësuarit. Pra u bë një punë shumë e madhe rreth 6 mujore paraprake. Nëse ti do të luftosh një fenomen.

Nëse ti do të luftosh ndërtimet pa leje. Dhe e sheh si një fenomen të përhapur dhe ne e dimë që është një fenomen i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Se ti i ke kullat në mes të Tiranës. E di çdo të thotë ai që ka bërë kullën në mes të Tiranës. Ai ka bërë 7 kate pa leje. Pra ai ka bërë një pallat mbi pallat pa leje. Dhe jo vetëm ai por ka edhe shumë biznesmenë të tjerë. Ti ke drejtorë të bashkisë Tiranë me ndërtime pa leje  në mes të Myslym Shyrit. Ti ke biznesmenë të tjerë të cilët ndërtojnë tashmë edhe hotele luksoze që kishin bërë pallate pa leje. Përdorën edhe shembullin e Salillarit që edhe ai kishte patur një pjesë ndërtimi, dhe ti si shtet për këto ndërtime të cilat vlejnë miliona e miliona euro, ti bëje VKM. Pra u hoqe, se unë nuk kam parë ndonjë nga këta për ndjekje penale.

Edhe ky ish drejtori i bashkisë që pati një ndjekje penale për administratorin e kompanisë e kishte nga një kallëzim i mëparshëm. Pra jo nga ky aksioni që bënë këtë për të bërë VKM-në. Pra është një aksion kaq i shëmtuar sepse nuk ka të bëjë me fenomenin, pra me paligjshmërinë. Nuk ka të bëjë. Sepse nga pamja aty mund të shikoje edhe struktura betoni. Por nga pamja aty shikoje edhe struktura jo të përhershme. Pra që nuk kishin beton. Që nuk kishin pse të prisheshin ato shtëpizat prej druri. Nuk kishin pse. Sepse nuk quhen ndërtim. Nuk ka ato kriteret që të quhet ndërtim. E jo më pastaj që të fillosh me ndërtimet pa leje. Kështu që për mua historia është tjetër kund. Sigurisht këngën do ja dëgjojmë shumë shpejt. Por ato pamjet e konfrontimit të punonjësve të shtetit. Është aq i shëmtuar sa nuk ka më. Pastaj ky zotëria që drejton atje. Është si koha e Enverit. Disa bëheshin më komunistë se Enveri. Janë këta tipikët që i shërbejnë në mënyrë të verbër ….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco