Mediu në konferencën e ECR: Takova personalitete të politikës ndërkombëtare

Mediu në konferencën e ECR: Takova personalitete të politikës ndërkombëtare

10:09, 12/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga ECR (Konservatorët Europianë) dhe Parlamenti Europian, zhvilluar në Napoli, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, mori pjesë dhe shpërndau mesazhe të rëndësishme për rolin e Shqipërisë dhe Ballkanit në zhvillimet gjeopolitike të rajonit.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu ka ndarë përvojën e tij nga ky event, ku pati mundësinë të flasë për rëndësinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke u përqendruar tek ndikimi i rajonit të Ballkanit në zhvillimet e mëtejshme në Mesdhe.

Gjatë konferencës, Mediu pati mundësinë të takohet me një sërë personalitetesh të shquara nga bota e politikës europiane dhe ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Napoli, Itali: Konferenca e ECR (Konservatorët Europian) për gjeopolitikën si dhe rolin e Mesdheut në këto zhvillime.

Përveç mundësisë për të folur për zhvillimet në Ballkan dhe roli e tij dhe Shqipërisë në këto zhvillime, ishte kënaqësi të takoja dhe bisedoja me personalitete të qeverisë dhe politikës italiane, Ministrin për marrëdhëniet me parlamentin Luco Ciriani, Kryetarin e ECR, ish-Kryeministrin e Polonisë Mateusz Moraweicki, zv Kryetarin e Parlamentit Europian Roberts Zile, Z/Kryetarin e Konservatorëve Carwo Fidanza, Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Giordano, Caush Ahra nga SHBA, ish-funksionar i lartë i NSC në Administratën e Trump Caush Ahra ekspert i çështjeve të sigurisë dhe ekonomisë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco