Berisha ndan videon: Shkretimi i fshatit shqiptar në regjimin e Ramaduros

Berisha ndan videon: Shkretimi i fshatit shqiptar në regjimin e Ramaduros

09:49, 12/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video nga fshati Bellovë i Dibrës, ku shfaqen pamje të trishtuara të shtëpive të braktisura dhe rrugëve të zbrazëta, duke denoncuar shpopullimin masiv të zonave rurale në Shqipëri.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e cilëson këtë realitet si pasojë të drejtpërdrejtë të regjimit Rama. “Shkretim i Bellovës, fati i fshatit shqiptar në regjimin e Ramaduros,” shkruan ai në përshkrimin që shoqëron videon.

Siç duket edhe në video, fshati shqiptar është në agoni, pasi banorët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre nga varfëria dhe mungesa e mbështetjes nga shteti. Pamjet ilustrojnë qartë pasojat e emigracionit dhe lënies pas dore të zonave të thella.

Postimi i plotë: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco